• |
ide | kryesore

Mbyllja e kolegjit turk/ Si ndryshoi qëndrimi nga Bushati te Xhaçka

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vizita që Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bëri në Ankara në datën 1 Nëntor e bën atë më të veçantë se herët e tjera. Udhëtimi drejt Turqisë erdhi pasi qeveria shqiptare mbylli kolegjin turk Mehmet Akif dhe kopshtin “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”.

Të dy institucionet arsimore janë pjesë e fondacionin Gulistan, që drejtohet nga Fetullah Gylen.
Ishte plotësuar një kërkesë që Turqia e kishte shtruar prej kohësh, ndaj Xhaçka mori vlerësimet e Ministrit të Jashtëm Mevlut Çavushoglu për mbylljen e shkollave, bashkë me një listë të re me emrat e gylenistëve që duhen ekstraduar drejt Turqisë.

“Ka disa zhvillime në lidhje me shkollat e FETO-s. Por këtë ne ia themi gjithmonë Shqipërisë vëllazërore. FETO nuk është vetëm një kërcënim për ne, është një kërcënim për çdo vend ku ndodhet. Çdo shtet është gjithashtu një inteligjencë, një vend tjetër i tretë e përdor këtë FETO, e përdor kundër nesh, e përdor kundër Shqipërisë. Ndërsa ju po luftoni kundër FETO-s, cilido shtet që ju ndërhyn apo ju sugjeron, dijeni se edhe ai vend është me FETO dhe kundër jush” tha Çavushoglu në konferencë.

Olta Xhacka dhe Mevlut Cavushoglu ne Ankara

Xhaçka nuk e preku çështjen delikate të mbylljes së shkollës dhe kopshtit të financuar nga Gylen. Duke qenë se arsyetimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e kolegjit turk, nuk ka të bëjë me presionin e Turqisë, tema u shmang. Xhaçka u fokusua kryesisht në çështjet ekonomike, ndihmat e Turqisë gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Por për hir të së vërtetës, daljet e përbashkëta të ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe të Turqisë nuk kanë qenë gjithnjë kaq të turpshme.

Në Tetor të vitit 2018,  Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushglu doli në konferëncë të përbashkët me ish-Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kërkoi largimin e gylenistëve dhe mbylljen e shkollave. Atëherë ai mori përgjigje tjetër.

Bushati me Çavushoglu ne Tetor te 2018

“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra, kemi kërkuar ekstradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare.
Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria. Falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit. Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi anëtarë të këtij grupi. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri”, tha Çavushoglu.

Kërkesat e tij hasën në kundërshtimin e hapur të ish ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati.

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar. Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më një vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia”, deklaroi Bushati.

Në fakt, që nga viti 2018 marrëdhëniet mes Edogan dhe Ramës janëforcuar më tej. Kryeministri i Shqipërisë ka premtuar të shpenzojë miliona euro për blerjen e dronëve nga Turqia, ka lejuar deportimin përmes procedurave të dyshimta të gylenistit Harun Çelik, pranoi si superdhuratë ndërtimin para zgjedhjeve të spitalit në Fier dhe sigurisht, largoi nga detyra ish-ministrin Bushati.

Mbyllja e institucioneve arsimore të financuara nga Fetullah Gylen është kundërshtuar nga prindërit e nxënësve, që u detyruan të ndërprejnë në mes vitin shkollor. Në disa protesta para kryeministrisë, ata thanë se qëllimi i mbylljes së shkollës dhe kopshtit ishte dorëzimi i qeverisë shqiptare përkundrejt kërkesave të vazhdueshme të Turqisë. /Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=ohXUD445m2Q&ab_channel=Mevl%C3%BCt%C3%87avu%C5%9Fo%C4%9Flu



6 Comments

  1. Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.

    1. I adhuruari prej teje o patronazhist, ndonëse ka 10 vite që gradualisht i ka marë të gjitha institucionet e shtetit nën kontroll, ndonëse ka pushtet absolut, është marë vetëm me sharrje të ndyra e kërcënime me opozitën.
      Ndonëse nuk më pëlqejnë edhe tendencat e dukëshme të Berishës për të absolutizuar lidershipin e tij, edhe në dëm të Partisë demokratike, edhe stili i tij opozitar me akuza shpesh të dyshimta, në raport me agresivitetin deri rrugaçëror të Ramës, e retorikës së tij deri banale, Berisha është shumë më lartë se dymetroshi në të gjithë treguesit e një lideri politik.
      Sa për akuzën se do ta pësojë si Duçja, për këtë Ramës nuk ja ka fajin askush veç vetes së tij.
      Për fat të mirë sot, cilido që përdor internetin, e ka mundësinë që të shohë e rishohë paraqitjet publike të Ramës.
      Nëse ke parë dokumentarët me fjalimet e Duçes apo Hitlerit, e me vëmëndje ke ndjekur fjalimet prej karagjozi të Ramës, dashur pa dashur të shkon mendja që ky njeri do të ketë dikur fatin e tyre.
      Të njejtat gjestikulacione prej psikopati, të njejtën gjuhë patetike urrejtje me Duçen e Hitlerin për ata që mendonin ndryshe prej tyre.

  2. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë. Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës.Mos u mundo o byrektor i salihut nuk kane asnje ngjashmeri rama me spiunin komunisto serbo rus i fundit ne ballkan

  3. Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?”.

    Kështu do të deklaronte Paloka në janar, duke shtuar se këtë e kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së

  4. Qendrimi i Bushatit ndryshon nga ai i Xhackes, sepse eshte KM yne qe ka ndryshuar qendrim.
    Asnje minister i Rames nuk guxon te shprehet ndryshe ne politiken e jashtme, perpos qendrimit zyrtar.

    Afrimi i Rames me Erdoganin ka sjelle ndryshimin dhe kjo eshte e qarte.
    Mesa duket edhe qendrimi amerikan ndaj gylinisteve nuk eshte si dikur dhe raportet me Rusine kane rritur nevojen per aktivizimin e Erdoganit.

    Pragmatizem politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *