• |
ide | kryesore

Kanye West nxit sërish reagime pas rikthimit në Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West është rikthyer në Twitter pas blerjes nga Elon Musk. Ai postoi një foto të basketbollistit të sulmuar të Brooklyn Nets, Kyrie Irving, i cili promovoi  përmbajtje antisemitike.

Reperi e kishte quajtur më parë Irving një nga “të vërtetët” në një postim në Instagram duke nxitur akoma më shumë reagime. Pasi u pezullua nga Instagrami , West hyri në aplikacionin e mediave sociale Parler, të cilin ai është në proces blerjeje, për të nxjerrë më shumë komente antisemitike.

Tweet-i i West duket se nuk ka gjasa të jetë nën “këshillin e ri të moderimit të përmbajtjes” që Musk po planifikon të krijojë për të kontrolluar lirinë e fjalës në platformë. Ceo i Teslas  tha më parë se platforma kishte rikthyer llogarinë e reperit përpara se ai të finalizonte blerjen e kompanisë. “Llogaria e Ye-së u rivendos nga Twitter para blerjes. Ata nuk më konsultuan dhe nuk më informuan’, iu pë rgjigj miliarderi një përdoruesi.

Llogaria e West u kufizua në fillim të këtij muaji pasi një nga postimet e tij në Twitter shkeli rregullat e kompanisë. Sidoqoftë, llogaria nuk u fshi. Në vend të kësaj, ai ishte i kufizuar dhe Twitter e fshiu postimin, sipas The New York Times. Reperi u kritikua nga shumë personazhe të famshëm, duke përfshirë edhe ish-të tij, Kim Kardashian.

“Gjuha e urrejtjes nuk është në rregull ose e justifikueshme,” shkroi themeluesja e SKIMS. “Unë qëndroj  me komunitetin hebre. Jam kundër dhunës së tmerrshme. Kundër urretjes ndaj tyre ,” vazhdoi ajo./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *