• |
ide | kryesore

Video/ Reja humb një lojtar pa nisur ende përgatitjet: Deliu nuk rrezikohet nga stafi, dy ‘të huajt’ mungojnë

-Instant, F1, Sport, Video
Deliu



Tre lojtarë më pak e një shqetësim më shumë. Ardit Deliu nuk është stërvitur me kombëtaren, duke u ruajtur nga stafi mjekësor. Lojtari do të shihet në orët në vazhdim, por mund të rrezikojë ndeshjen miqësorë. Kanë munguar nën urdhërat e Edoardo Reja edhe dy lojtarët që do të vijnë nga jashtë Arlis Shala dhe Kristal Abazaj.

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit. Lojtarët dhe stafi teknik janë paraqitur sot në kompleksin Tropikal në Durrës gjatë paradites. Seanca e parë stërvitore, megjithatë, është zhvilluar në orën 15:00. Në këtë seancë të parë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kanë marrë pjesë 20 nga 23 lojtarët e ftuar. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushorit Ardit Deliu nuk është stërvitur me grupin. Mesfushori i Tiranës ka ndjerë shqetësime të vogla muskulore. Pas konsultës me stafin mjekësor është vendosur që ai të bëjë sot pushim për të mos rrezikuar.

Ndërkaq, portieri Arlis Shala është bashkuar pas seancës stërvitore me ekipin, kurse mesfushori Kristal Abazaj do të bëhet pjesë e grupit në orët e paradites së të dielës me dy lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.

Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës deri të martën më mëngjes për t’u nisur më pas drejt Spanjës, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore. Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30.

https://youtu.be/KwzKwsm3Ahk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *