• |
ide | kryesore

“La Repubblica”: Moska ndez konfliktin në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
La Repubblica



Edhe mediat italiane u kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve në veri të Kosovës. “Moska ndez konfliktin në Kosovë”, – e titullon gazeta italiane, “La Repubblica” shkrimin e saj.

Ajo nënvizon se shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, – shkruan “La Repubblica”.

LEXO EDHE: Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

“Përtej kufirit, Beogradi ka forcuar edhe dislokuar forcat e tij. Ato janë vënë në gatishmëri pasi kanë parë dronë të dyshimtë. Me pak fjalë, një shkëndijë mund të ndezë gjithë vendin. Kujt i intereson? Vetëm Rusisë. Në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për të mos bojkotuar institucionet, duke u bërë thirrje serbëve etnikë që “të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”. Më pas ai akuzoi Beogradin: “Po bëhet instrument i Kremlinit”.

Në të njëjtat orë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq takoi ministrat e tij. Takoi patriarkun ortodoks Porfirije dhe ambasadorin rus dhe kinez për të diskutuar situatën në Kosovë. Një telefonatë i është kushtuar ambasadorit amerikan. Vuçiç tha se do të mbrojë “interesat jetike kombëtare” – shkruan “La Repubblica”. Më ajo pas bën edhe një përshkrim të situatës në Bosnje Hercegovinë.

“Duket sikur dora e historisë po kthehet mbrapa. Kjo duke rrezikuar ekuilibrat e ndërtuar me mundim pas konflikteve të ashpra dhe gjithmonë të varura fije të perit pa gjetur stabilitet të vërtetë. Por objektivi strategjik i Moskës është pikërisht pastrimi i hartave pas rënies së Murit të Berlinit, për të imponuar rolin e saj si një fuqi e madhe. Me çdo kusht” – e mbyll gazeta italiane. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Nderkohe ne 12 nentor spiuni i UDB-se Gjilpera, ne koordinim te plote me Mosken dhe Beogradin, do te kerkoje te ndeze konfliktin edhe ne Tirane.

    Por shekulli yne po tregon qe keto forca shoviniste dhe reaksione jane te marra fund.

  2. Kercenimi i Putinit me perdorimin e armes berthamore, duke revokuar Hiroshimen, ku u hodhen bombat berthamore nga Amerika per t’i dhene fund luftes, e ka shqetesuar Perendimin.

    Ne kete situate Moska dhe Beogradi po perpiqen qe te vene ne nje kandar Dombasin me Veriun e Kosoves. Hapat qe hidhen ne Mitrovice synojne qe ne bisedimet Rusi-Ukraine dhe Beograd-Prishtine vendimet te jene te ngjashme.

  3. Gazeta pro establishment e Italise haron te cilesoje se “shkak” i ketyre trazirave eshte nje marreveshje e trumbetuar nga BE si sukses i ndermjetesimit te saj para 11 vjetesh e qe Serbia refuzon ta zbatoje. Per kete ceshtje u krijua nje situate para disa muajsh ku Kosova kerkonte reciprocitet, nderhyne BE dhe ai ameriksni me emer drogaxhiu dhe u la nje afat. Firmosen serbet, kosovaret, europordhacet dhe drogaxhiu. Tani qe afati mbaroi, thone shtyjeni prape se duhet ti bejme ca leshime Serbise mga frika e Putinit. Nderkohe udheheqesit e UCK mbahen ne burg nderkombetar pa akuze konkrete.
    Te krijohet ideja se Kosova paska sulmuar e pushtuar Serbine e madje ka bere edhe genocid ndaj serbeve te pafajshem e paqesore.
    Histori e pare disa here, mungese fantazie.
    Fuck EU!

  4. Ne e humbem shancin qe na dha historia per te shkembyer teritoret me Serbine , duke e kushtezuar kete dhe me njohjen reciproke si shtete te pavarura, dhe secili vazhdonte ne pune te vet.
    Komunat serbe ne kosove do te jene gjithmone gozhda ku nacionalizmi Serb do te vari interestat e tij. Kosova do te jete gjithmone ( nder shekuj) nen tensjon nga nacionalizmie Serb.
    Ne perdhosem dhe i baltosem me termin ‘ antishqiptar’ , ‘ tradhetar ‘ , ‘ i shitur’ , etj , ( si nje shoqeri primitive qe jemi) personat qe mund ta merrnin mbi shpatuallat e tyre kete proces kaq te veshtire , te dhimshem por te domosdoshem.

    1. Territoret e sateme
      Bythqiret e mutit
      Ca territoresh do shkëmbenin jua ka lënë plaka ,nuk shikoni se ecni me ore mbasi kaloni kufijtë dhe jeni në tokë shqiptare si në greqi maqedoni,serbi,mal të zi.
      Mor muter pa atdhe Pa din e imran
      O njerëzit e rinj të enver hoxhës që ju shujt Zoti inshallah

      1. O Katundari,
        po te shkosh nje here ne Kosove , dhe pikerisht ne veri te saj, do ta kuptosh qe e verteta nuk eshte ashtu sic mendon ti. Atehere do zhgenjhesh aq shume sa do mallkosh vehten dhe ata qe te kane shpelare trurin per komunat ne veri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *