• |
ide | kryesore

Mbyllja e kolegjit turk në Tiranë, Berisha: Ka probleme Erdogan, urdhëron vasalin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me prindërit e fëmijëve që shkonin në kopshtin “Zubeyde Hanim”, i cili u mbyll pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit. Në fjalën e tij para prindërve, numri një i Partisë Demokratike, Berisha tha se Shqipëria nuk mund të jetë një provincë e Turqisë dhe të bëhet sesi thotë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Me këtë të fundit nuk i kryseu as paralajmërimet, madje i premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do t’i kthehen paratë për ndërtimin e xhaminë e Namazgjasë.

“Ka probleme politike ai (Erdogan), e urdhëron vasalin e tij të mbyllë kopshtin. Vetëm një anti-prind e bën këtë. Kjo është historia më e turpshme në Europë. Do merrem me presidentin e Turqisë, se nuk dua që vendimet për këta vogëlushë t’i marrë Turqia. E di mirë Erdogan fjalën time… Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Ky është akt terrorist ndaj fëmijëve, që e ushtron Edi Rama me urdhër të padronit të tij. Kjo është e vërteta. Kur arrin dhe merr një vendim për të ua mbyllur kopshtin 250 fëmijëve, prisni ju se çfarë do të ndodhë me Komunitetin Mysliman. Por unë këtë e quaj më të rëndësishme, këtë të kopshtit e quaj të papranueshme. Është akt terrorist psikologjik ndaj fëmijëve. Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Jo more zotëri, atë xhami do të ja paguajmë një për një. Nuk mund të sundohet Shqipëria se ndërton një xhami,”-tha Berisha në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË e BERISHËS:

Mbylljen e kopshtit të fëmijëve, e kam konsideruat dhe konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur, sovran. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmijë, asgjë nuk detyron më shumë se fëmija. Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet. Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit. Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie. Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është asht anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet. Del dhe e falënderon ministri i Jashtëm turk, i cili dikur ka qenë një njeri i shquar i të drejtave të njeriut. Këtu është shkelur çdo ligj, rregull, parim, njerëzor, kushtetues, ligjor. Por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën e time, se në këtë mënyrë në këtë vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës. Çfarë do të thotë kjo. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Çfarë interesash janë këtu. Këtij mund ti thuash çdo fjalë, por nuk ka asnjë gjë shqiptare. Dikush mund të pyesë se pse ky po merret tani me presidentin e Turqisë. Jo, merrem dhe do të merrem sepse dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre dhe vendimet për ta të mos i marrë Turqia, askërkush, ti marrin shqiptarët. Sigurisht kjo është rruga. Nuk është rruga të trajtohesh sikur je një provincë e Ankarasë, apo Anadollit dhe të të mbyllin kopshtin. Marrëdhëniet në rangun personal Erdogan-Rama janë jashtëzakonisht problematike, ai punon për pushtetin e Edi Ramës, por shkel të gjitha rregullat, sepse Edi Rama pranon që vendi të trajtohet si një vend vasal i Ankarasë, por kështu nuk ndërtohet partneriteti, miqësia. Çdo vend ka interesat e tij ndaj një vendi tjetër, por janë brenda të gjitha akteve. Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet e fëmijëve, shkollat. Nga më të shkëlqyerat. Kolegji ‘Mehmet Akif’ i ka nxënësit në universitet me të mira të botës. Ekselenca, i ka pedagogë në universitetet më të graduara në SHBA dhe ky merr i ve drynin. Pse, sepse ai tjetri atje e konsideron Shqipërinë si një provincë të Turqisë. Unë jam shumë i revoltuar dhe ju garantoj se do të jem një zë i fuqishëm në mbrojtje tuaj. E gjithë Shqipëria është me ju. Kjo që ka ndodhur është në shkeljen më flagrante të të drejtave të fëmijëve, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që ne jemi firmëtarë. Do të shikohet mundësia e padisë së tij, në të gjitha gjykatat. Ky është akt terrorist ndaj fëmijëve, që e ushtron Edi Rama me urdhër të padronit të tij. Kjo është e vërteta. Kur arrin dhe merr një vendim për të ua mbyllur kopshtin 250 fëmijëve, prisni ju se çfarë do të ndodhë me Komunitetin Mysliman. Por unë këtë e quaj më të rëndësishme, këtë të kopshtit e quaj të papranueshme. Është akt terrorist psikologjik ndaj fëmijëve. Ka ndërtuar një xhami dhe kërkon të sundojë një Shqipëri. Jo more zotëri, atë xhami do të ja paguajmë një për një. Nuk mund të sundohet Shqipëria se ndërton një xhami.



9 Comments

  1. E kam pa me syt e mi. Ne kohen kur ishte saliu kryeminister.
    Saliu e mirte me shpulla dhe shkelma kete erdoganin kur vinte per vizit. Ore i rrinte gatitu turku.
    Eshte sali berisha aiii o BUDALLENJ.
    HI
    HI
    HI

  2. një faktor i fortë që ka ndikuar në “prerjen e gjunjëve” të “primareve”, është qëndrimi i qartë dhe i vendosur i PD zyrtare drejtuar nga Alibeaj, e cila i dha fund farsës së bisedimeve me Berishën dhe deklaroi se do të hyjnë në zgjedhje me kandidatët e tyre, duke mos përjashtuar mundësinë që në ndonjë rreth të bëjnë aleancë mes kandidatëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *