• |
ide | kryesore

Pete Davidson, ende i dashuruar me Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson thuhet se është ende i dashuruar me Kim Kardashian. Një burim i afërt me të ka treguar për The Us Sun se ai  nuk ka mundur ta kapërcejë ndarjen e tyre.

“Ajo është në kontakt me Pete. Por, ka refuzuar të gjitha kërkesat e tij për ta parë atë”, tha burimi. “Kim është në fakt ajo që i dërgon shumë mesazhe.”

I njëjti burim i tha gazetës se sjellja e çuditshme e fundit e komedianit është për shkak të refuzimit të Kardashian ndaj tij.

“Duhet të jetë e vështirë për Pete, pasi ajo nuk ka qenë plotësisht e vendosur”, u shpreh burimi. Kur Kim i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, ai pranoi sepse mendonte se ajo ishte e shqetësuar për fëmijët e saj, distancën , Kanye dhe orarin e saj të ngjeshur të punës”.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u puthën gjatë një skeçi në SNL tetorin e kaluar. Më vonë atë muaj, ata u fotografuan të kapur për dore në një slitë në fermën Knott’s Berry. Aktori konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tyre për PEOPLE në shkurt, duke e quajtur atë “të dashurën e tij”.Pavarësisht ndarjes së tyre, themeluesja e SKIMS ka shprehur shpesh admirimin e saj për të . Muajin e kaluar, në një bisedë me Interview Magazine, Kardashian e quajti Davidson “simpatik”. “Pete ka zemrën më të mirë,” tha ajo gjatë një rrëfimi në episod. “Ai është simpatik si dhe personi më i ëmbël që kam njohur”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *