• |
ide | kryesore

Rusia tërheq të gjitha trupat nga Kherson

-Instant, Lajme, Planet
SHBA



Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, sipas agjencisë sëlajmeve TASS, shkruan skynews.

Në një konferencë ditën e sotme, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin dërguar në bregun lindor. Ai tha se tërheqja e trupave përfundoi në orën 5 të mëngjesit.

Ministria tha se nuk ka mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ndonjë ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin qytetin e Kherson.

Gjithashtu tha se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *