• |
ide | kryesore

Avokati Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros në Paris

-Instant, Lajme, Të fundit



Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot nga protesta e opozitës se kryeministri Edi Rama është fshehur në Paris. Ai tha se Rama në Paris po bën plane me Alex Soros si t’i dëbojë dhe këta shqiptarë që kanë mbetur në vend.
Goxhaj shtoi se sa herë që ka shumë pjesëmarrje në protestë, Rama ikën.

“Jemi kaq shumë shqipe dhe sa herë ka kaq shumë shqipe ikën sorra. Dy hapa para ne, 10 hapa prapa ata. Duhet të vijmë gjithmonë këtu ta përzëmë atë. Poshtë George Soros! A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur?

Në folenë e qyqes Soros në Paris duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që nuk na ka dëbuar, këtë e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët. Edhe ata po thonë në këtë moment: Shporreni qelbësirën! Veliaj i bashkisë i fiki dritat se i tha Rama nuk dua ti shoh. Ky ortek është vetëm fillimi dhe do t’ju shkatërrojë. Pa ikë Rama dhe veremlija, nuk shpëton Shqipëria.”, tha Goxhaj.

Opozita ka organizuar protestën e dytë kombëtare e thirrur kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës. Protesta mbahet para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa edhe FNSH-ja qëndron në gatishmëri.



6 Comments

  1. Hahaha… me Goxhajn e bete barcalete fare.

    😅😅😅

    Tani te dali edhe Alfred Cako dhe jemi ne “Zone e Lire”.

    1. Po ik or pall kari se ku di dhia ca eshte taxhia. Per idiotet si puna jote aresyeja dhe llogjika normale quhet “teori kospirative” dhe dyndja me rrena nga qeveria dhe elita quhen “te verteta”. Na cave Paulinin duke bo si byth e zgjut. Po te lexosh e te informohesh do ta kuptosh se sa pall kari qe je!

      1. Ti qe i di ato te verteta, ca karin po ben specifikisht?!

        Pastaj cfare quan te vertete o Adoleshent? Cfare paske zbuluar ti?!

        Qe njerezit me me shume pare kontrollojne ata me me pak pare?!

        Po kjo eshte historia e njerezimit o Gjimnazi!

        Mire se erdhe ne boten e te rriturve!

    2. Per njerezit e lire e te revoltuar nga padrejtesite çdo mjedis ku ndodhen eshte “zone e lire”.

      Por per shpirtra sklleverish duket e habiteshme, sepse u mungon liria brenda vetes, ndaj nuk guxojne ta shprehin ate publikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *