• |
ide | kryesore

E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi garon për primaret e Elbasanit

-Instant, Lajme, Të fundit
Luçiano



Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi do të garojë në primaret e Elbasanit. Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë PD, një ditë pasi demokrati u propozua nga strukturat e qytetit. Boçi ka vendosur që të marrë pjesë në proces, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë kundërshtar.

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *