Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbledh ditën e nesërme kryesinë e kësaj force politike. Burime zyrtare nga selia blu sqaruan se ky forum i lartë do të mblidhet të martën në orën 14:00. Në mbledhje do të ketë dy pika të rendit, të cilat miratimi i kandidaturave të Primares si dhe vazhdimi i aksionit opozitar.
“Të nderuar anëtarë kryesie. Nesër datë 15 në ora 14.00 mbledhje e kryesisë së PDSH me rend dite:
1-Shqyrtim dhe miratim të kandidaturave për ‘Primaret’
2- Diskutime rreth vazhdimit te aksionit opozitar”, – thuhet në njoftimin për kryesinë e shpërndarë nga selia blu.
Të njëjtat burime thanë se në këtë mbledhje të kryesisë do të miratohen kandidatët për primare në 3 bashkitë më të mëdha të vendit: Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Brenda PD-së së Tiranës do të garojnë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda. Sot shpallën kandidaturat Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi garon për primaret e Elbasanit