• |
ide | kryesore

PD shtyn afatin për Primaret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish.

Në një njoftim të selisë blu thuhet se degët kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

“Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022 – thuhet në njoftim.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Në njoftim thuhet se Kryesitë e Degëve duhet të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi. Më herët u njoftua i mbyllur afati për primaret e Tiranës.

Në garë për kryeqytetin do të jenë 7 kandidatë. Ata janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi. Kandidaturat pritet t’i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje kryesisë në ditët në vijim. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Primaret në PD/ Dalin afatet e shpalljes së kandidaturave

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Alfred Rrushaj heq dorë nga mandati deputetit, emri që e pason në Kuvend



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *