• |
ide | kryesore

Primaret në PD/ Dalin afatet e shpalljes së kandidaturave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
primaret



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD ka dhënë detaje në lidhje me primaret. Ky komision njoftoi se vijon procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD.

Këtë të diel në ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa për degën e Durrësit komsioni ka vendosur që ai të shtyhet deri në datë 8 nëntor ora 20.00.

Më pas degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fitikisht pranë Komisionit informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar pranë tyre. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga degët, komisioni do të bëjë publike emrat e kandiduar apo vetëkandiduar ditën e hënë.

Deri Tirana numëron të paktën 4 kandidatë për primaret. Kanë shprehur dëshirën për të qenë kandidatë në 12 maj: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. dy bashki nuk kanë regjistruar kandidatët, e njerëzit e foltores po e mbulojnë këtë me sebepin e “gjetjes së kandidatëve konsensualë”. Ndërkaq, për Tiranës jo vetëm su gjetën konsensualë, por po bëhet një teatër absurd me emra pranë familjes së Berishës, për tu bërë qoka e qejfin, meqë i kanë mbështetur në ditë të vështira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *