• |
ide | kryesore

Agron Shehaj nxjerr dokumentin: Kush fshihet pas investimit tek Porti i Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj



Agron Shehaj publikoi një dokument që sipas tij provon se Edi Rama ka mashtruar për Portin e Durrësit.

Sipas dokumentit që nxorri deputeti, investimi në Portin e Durrësit nuk është investim i “Emaar“. As investim i kurorës së Emirateve të Bashkuara arabe. Por, siç shkruan Shehaj, investitor është vetëm Muhamed Alabari dhe familja e tij.

“Siç dëshmohet qartë nga kjo foto, Alabbar rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve fundore në Portin e Durrësit, ndërsa familiarët e tij rezultojnë të kenë 60 për qind të tjerat. Pra Porti i Durrësit, projekti 2.1 miliardë euro i shumë trumbetuar nga qeveria dhe kryeministri është thjesht një biznes familjar”. Kështu shkruan Shehaj në Facebook.

(Në foto: Dokumenti i publikuar nga Agron Shehaj në Facebook) 

Deputeti zbuloi se dokumenti është nxjerrë nga deklarimet e kompanisë “Eagle Hills” në institucionet shtetërore.

Lexo më tej: Pikat e errëta të planit për pallate dhe marinën e Durrësit 

Shpjegimi i Agron Shehajt në Facebook: 

Edi Rama mashtroi publikisht kur tha se Portin e Durrësit do ta ndërtonte Emaar. Sipas vetë deklarimeve të kompanisë “Eagle Hills” në institucionet shtetërore, përfituesi fundor që po merr Portin e Durrësit, rezulton Muhamed Alabbar dhe familja e tij.

Siç dëshmohet qartë nga kjo foto, Alabbar rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve fundore në Portin e Durrësit, ndërsa familiarët e tij rezultojnë të kenë 60 për qind të tjerat. Pra Porti i Durrësit, projekti 2.1 miliardë euro i shumë trumbetuar nga qeveria dhe kryeministri është thjesht një biznes familjar.

Në projekt nuk ka as Emaar as princ kurore siç mashtronte publikisht Edi Rama, por është vetëm familja Alabbar. Me pak fjalë, qeveria shqiptare po bën ligj dhe po hyn në marrëveshje 2.1 miliardë euro vetëm me një individ, të cilit po i falen 820 mijë metër tokë, mbi 300 milionë euro taksa dhe për hir të këtij biznesi po shkatërrohet porti më i madh tregtar i vendit.

E megjithatë edhe ky zinxhir pronësie është i bazuar në vetdeklarimet e kompanisë Eagle Hills. Askush nuk mund të provojë se kush qëndron realisht pas aferës së portit të Durrësit, pasi skema e përdorur është thuajse identike me atë të inceneratorëve, marrëveshje me individë dhe kompani të sapokrijuara pa asnjë historik financiar.

Lexo më tej: Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë fantazëm 

(Në foto: Muhamed Alabar) 



26 Comments

  1. Ja pra prova.
    Pse nuk e coni ne prokurori.
    ….. Nuk besojm te drejtesia.
    Po na besoni qe kjo eshte prov e padisktueshme qe rama ka mashtruar. Po ne prokurori nuk e cojm, atje nuk e cojm.
    Se ne na intereson, qe te na besoi populli.
    Po nuk doni qe ta fusni ne burg ramen???
    Sigurisht qe duam. Po jo tani, se ne duam qe ta rrezojm me vot. Qe te ndihet i turperuar.

    1. nuk ka asnje alabar apo alabak arab.i vetmi alabak eshte rama dhe eurot jane te popullit shqiptare.cdo qindarke eshte e popullit.

  2. Tani Sheaj po ia fut pordhes kot, qe ne fillim eshte thene qe investuesi to jete Alabbar e Emmar eshte kompania ne pronesi te vete Alabbar-it. Ckuptim ka i gjith ky “zbulim” qe pas investimit prej 2,1 miliard USD do jete nje nder me te pasurit e Emirateve Arabe, kur qe ne fillim ai ka ardh vete ne Shqiperi disa here, madje ka bere interviste tek Fevziu e ka deklaruar qe ai do beje investimin. Frika jone eshte se mos nxjerr koken ndonje nga keto palo biznesmenet Shqiptare e Alabbar-i te jete sa per figure. Po investitore si Alabbari ku te kete te vijne me shume. Pastaj 2,1 miliard invetsim per te ndryshuar totalisht nje zone vk sic eshte ajo e portit ne Durres do ishte lule. Per mua ishalla eshte kshu qe te jete vete Alabbari invetuesi e jo ndonje karuc nga ato me vila ne Lunder e Lalz

  3. Cfare barcalete.

    Investimi nuk eshte i kompanise Emar , por e Familjes AlAbar.
    Kjo ishte gjetja madheshtore dhe gjeniale qe paska bere ky Shehaj ?

    Po ata vllezerit Karic ku jane ketu ? Po Lulzim Basha ku eshte ne liste ?
    Po Lukacenko nuk qenka ne liste ?

    O ju shpelafte mtui shalet o mjerane te PDs.

    1. Po ky talebani i veshur me cacaf, Alabak apo si e ka emrin, pse duhet te perfitoje falas token qe eshte prone e gjithe shqiptareve?
      Po taksat pse i duhem falur, se eshte fukara?
      Pse nuk i falin taksat shqiptareve qe mezi ushqejne femijet me buke? Shume jane futur ne burg se skane patur para per te paguar enrrgjine.
      Ne se qeveria nuk merr taksa dhe token shteterore e jep falas, cfare fiton ajo dhe shqiptaret?
      Sa kushton nje meter truall i portit sot ne tregun vendas? Po 850 000 metra? Metri katror ne Tirane ka shkuar 1500 euro, ku eshte fitimi ketu?
      Prishim portin me te madh dhe bejme pallate,ose prishim vozen e bejme kanace.
      Po porti tjeter qe do zevendesoje kete qe do prishet, sa do kushtoje?
      Kushdo ta pguaje, ky bythziu me carcaf apo taksat e shqiptareve?

      1. Une kontraten nuk e kam pare akoma, po mesa kam degjaur qeveria shqiptare do marri 30% te apartamenteve qe do ndertohen. ( edhe ne Tirane pronari i tokes te kerkon 30% te pallatit qe do ndertosh ) .
        Ndersa apartamentet e tjera ky Alabari do ti shesi dhe per shitjen e apartamenteve do paguaje taksen qe paguajne sot ndertuesit shqiptar.
        Me sa di une , avantazhi qe i eshte dhene ketj Alabarit eshte tek hotelet qe perbejne 3% te investimit dhe takse vetem 2% te portit te jahteve qe perben gati 25% te investimit.

        Nese dhe ti ( si puna ime) nuk ke lexuar kontraten origjinale atehere te keshilloj ta mbyllesh dhe te presesh deri sa te publikohet kontrata , ne te kundert me ato pyetje qe ben , thjesht po dezinformon lexuesit.

  4. Keshtu na thoshin edhe per parkun te liqeni….. Do behen pallate do behen biznese.
    Po ashtu edhe per ndertimet e termetit.
    Populli vertet degjon e degjon. Po kur ne fund ato dalin perralla opozitare. Ateher ja ke fut vetes.
    Agron te pakten ti mos u katandis ne rrangun e strazimirit.

  5. Nuk kam ndonje informacion per portin e Durresit sa eshte rentabel per ekonomine shqiptare, sa eshte kapaciteti i tij i perdorimit, gjithashtu opozita shqiptare nuk eshte bindese kur e kundershton kete investim miljardash duke u mare me terma shume ansore e jo me thelbin ekonomik te ketij investimi. Ku eshte rendesia e kundershtise se parate jane te ketij ose atij princi a sheiku, rendesi kane qe parate do investohen dhe kjo duhet te jete e sigurte. Sa per port tjeter te Shqiperise me sa dij une vendi ma i mire e me i thelle ne Adriatik eshte ne Pasha Liman te Vlores. Perse te mos ndertohet atje nje port i ri e modern?. Ku jane specialistet e trasportit detar pse nuk reagojne? Pse duhet qe per gjera serioze te reagojne njerez jo serioz si politikanet tane?

  6. Kisha respekt per kete Agron shehaj, kur nxorrii skandalin e unazes te, ishte TURP i madh.
    Po kesaj rradhe me zhgenjeu pak.
    E rendesishme eshte te behet investimi, se jane leket e alabar api me gjere, eshte muhabet mejhanesh.

  7. Jorgo o hajdut partie o pederast shoqnie …!!!! Ne fyt kari dhe paret e vjedhjeme te taksapagusve shqipetaret .

  8. @Astrit

    Pprti Durresit operon me 30% te kapacitetit nga informacioni qe kam, por eshte rentabel persa i perket levizjes se mallrave dhe njerezve pasi eshte Porta lidhese me Perendimin. Por dhe nqs nuk ka rentabi;itet ekonomik ka ate gjeopolitik pasi ne ate Port jane investua miliarda nga institucione financiare nderkombetare, dhe pothuajse te gjitha qeverite Shqiptare pervec asaj te Rilindjes e kane vene theksin tek zhvillimi i Korridorit Lindje _ Perendim ku Porti Durresit luan nje rol kyc

  9. Po e te qift rracen serbia dhe. Ndragheta Po … je PS kshu nga tastiera o hajdut i rilindur o inferior lgbtje .

  10. Ti je pederast hajdut , ska problem se nga nje pjese inferioro patronazhiste nuk me rruhet fort o jorgo miu .

    1. Ju ka ven jorgua perpara, e po ju shtyn nga “pas”.
      Dhe mire jua ben, ate nivel keni.
      Vazhdo jorgo. Telendisi enveristet e rinj, qe ndiekin qorrazi nje te vdekur.

    2. @PaParty,

      Thuaji kujdestareve te te lidhin kemishen e forces se do te lendosh veten dhe pacientet e tjere perreth teje.

  11. Jorgo leni filmat pa emer . E dike Mir te vonmen e jorgos ti paska pa ropt . Jepini tufa e lgbts hajdute jepi . Enverista jeni ju 2-3kokrrat e pederastave qe spranoni menim ndryshe se jeni inferiora e patronazhista . Mgjth Shkukriu ju paft motrat ishalla eshte la e ka qep brekt .

  12. Po merreni te gjithe me Jorgo provokatorin qe mezi pret qe ti pergjigjeni qe te ofendoje shqipetaret. Edhe ai po jep te njejtat pergjigje tallese e arrogante te partise ne pushtet. Nuk keni cfare i beni se eshte anonim dhe cdo pergjigje do t’ju nervozoje..

    1. Ku kam provokuar o i verber?!

      Thjesht shkrova mendimin tim dhe dikush m’u hodh ne fyt me fjale ofenduese.

  13. Ke shume te drejte, Jorgo Pallkari eshte si puna mutit qe po e shkele mban ti ere se Jorgo prape mut ngelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *