• |
ide | kryesore

Itali/ 30-vjeçari shqiptar përplaset nga makina në mes të natës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident që për pak nuk ka përfunduar në fatkeqësi ka ndodhur në Itali. Mësohet se një 30-vjeçar shqiptar është përplasur nga makina. Ai po tentonte të kalonte rrugën në Brescia. Shoferi, në vend që t’i jepte ndihmën e parë, u largua nga vendi i ngjarjes.

Falë kamerave të rrugës, ai është vënë në gjurmët e policisë dhe u kap disa orë më vonë në zonën e qarkut Fiumicello. Shoferi, me origjinë indiane u arrestua. Po ashtu, u konstatua se e kishte kaluar testin e alkoolit. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *