• |
ide | kryesore

Ursula von der Leyen: Rusia preferon ta djegë gazin sesa ta shesë

-Instant, Lajme, Planet



Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se Rusia vazhdon të përdorë gazin natyror si armë. Von der Leyen shtoi se edhe nëse kjo nënkupton shkatërrimin e gazit, Putin do e djegë në vend që ta shesë atë. Në fillim të këtij viti, Moska ndërpreu furnizimin me gaz të BE-së. Kjo erdhi si hakmarrje për sanksionet e vendosura për pushtimin e Ukrainës. Ajo gjithashtu shtoi: “Sjellja e Rusisë krijon mungesa në tregun global të energjisë dhe bën që çmimet të rriten në qiell”.

Presidentja deklaroi se kjo ishte një ndër arsyet pse BE-ja mbështet vendosjen e një tavani për çmimin e naftës. Ajo shpjegoi se nga kjo do të përfitojnë edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Evropa do të investojë 4 miliardë euro në burime të rinovueshme të energjisë si hidrogjeni gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo do të nxisë edhe investime masive private”, tha Von der Leyen.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *