• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, lëndohen katër persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Thumanë- Milot, pranë fshatit Gjorem.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur kur një makinë ka goditur nga pas një mjet tjetër, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, një çift bashkëshortësh zvicerian dhe një grua shqiptare që ndodheshin te makina që doli nga rruga, si edhe drejtuesi i mjetit që u godit nga pas.

Të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *