• |
ide | kryesore

Grabitën banesa dhe vodhën makinën e policisë, arrestohen 2 shqiptarë në Portugali

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar në Portugali. Ata janë skeduar për disa vjedhje, mes tyre dhe një makinë policie nën kërcënimin e armës, si dhe falsifikuan dokumentesh. Edi Gjonaj dhe Artur Zisko janë dy të arrestuarit. Mësohet se në kërkim është Desard Marku. Dy të ndaluarit, pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën. Dy nga tre anëtarët e bandës u arrestuan në Vila Nova de Cerveira, natën e 24 shkurtit të këtij viti, në një operacion nga Braga GNR dhe Grupi i Ndërhyrjes së Operacioneve Speciale GNR, ndërsa i treti vodhi një nga makinat e policisë, me automatik, duke ikur në Galicia.

Armët dhe makina u gjetën të nesërmen nga Guardia Civil. Hetimet e përbashkëta në Spanjë dhe Portugali, bënë të mundur çmontimin e bandës. Anëtarët e grupit udhëtonin çdo ditë mes Galicia dhe Minhos, pasi kishin marrë me qira një shtëpi në O Rosal, afër kufirit me Valençën, për të cilën paguanin tre mijë euro në muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *