• |
ide | kryesore

Roshi e Uzuni “braktisin” kombëtaren: dy lojtarët kthehen te klubet e tyre

-Instant, Sport
Roshi



Pas Italisë nuk ka shumë kohë në dispozicion për të reflektuar për kuqezinjtë e Edoardo Rejas. Të shtunën është një tjetër test, ai kundër Armenisë. E për më tepër tekniku italian duhet të bëjë llogaritë me “firot”. Sigurisht që do të ketë ndryshime, duke patur parasysh ata që duhet të kthehen në klubet e tyre dhe ata që janë të dëmtuar. Përvec Armando Brojës të dëmtuar, nga grumbullimi janë larguar edhe Odise Roshi e Myrto Uzuni.

Roshi e Uzuni janë kthyer të klubet e tyre. Kjo sipas marrëveshjes paraprake që Sakaryaspor e Granada kishin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Roshi pati një impakt të jashtëzakonshëm me ndeshjen, kur zëvendësoi Brojën në minutën e 50. Wingeri pati dy mundësi të mira për të shënuar, i ndalur nga Meret. Ndërsa me shpejtësinë e tij vuri në provë prapavijën italiane. Uzuni në krahun tjetër, ka bërë një sforco të madhe, duke qenë se ka ndeshjen me klubin spanjoll mbrëmjen e sotme. Traversa i mohoi golin kundër Italisë beratasit, që shpreson të korigjojë shënjestrën në Segunda. Edhe pse sigurisht do të kishte dashur të ishte në fushë kundër Armenisë.

Lexo më tej: “Bajramit do t’i jap një darkë në Empoli”: Ismajli i gëzohet golit, Berisha i qahet fatit, Asllani hap polemika

Në dyshim është Ardian Ismajli. Por mbrojtësi mund të shtrëngojë dhëmbët, sidomos nën euforinë që ka krijuar goli i parë kuqezi në histori kundër të kaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *