• |
ide | kryesore

Pranga çiftit shqiptar në Itali, iu gjetën në makinë 9 kg heroinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
carabinieri_auto.jpg



Një operacion policor blic filloi dje në kabinën e pagesës në Padova Ovest. Policia italiane arrestoi një shqiptar njëzet e nëntë vjeçar, i cili jetonte me gruan dhe djalin 10 muajsh në provincën e Parmës.

Gjatë një patrullimi në kabinën e pagesës së Padova Ovest, hetuesit ndaluan një automjet “ Volkswagen Polo” të dyshuar me tri persona në bord: një shqiptar 29-vjeçar në timon, gruan e tij 28 vjeçe ulur pranë tij në sediljen e pasagjerit dhe foshnjen e tyre dhjetëmuajshe.

Gjatë kontrolleve të para atë pasdite të 17 nëntorit, drejtuesi i mjetit është shfaqur menjëherë mjaft nervoz. Ai tha se ndodhej në Padova për të vizituar një të afërm dhe se në fakt jetonte me familjen në Bolonjë.

Gjatë kontrollit të Polo-s, oficerët identifikuan pajisje manuale të vendosura nën mbushjen e sediljeve të përparme. Brenda kishte tri pako heroinë të mbështjellë me çorape rreth një kilogram e gjysmë dhe 33 mijë euro.

Duke kuptuar se kishin goditur mirë dhe se në dorë kishin një emër të madh në trafikun e drogës, agjentët vendosën të thellojnë hetimet me një kontroll shtëpie.

Familja shqiptare, pavarësisht tentativës për keqdrejtim nga i dyshuari, u konstatua se jetonte në Roccabianca në provincën e Parmës.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe garazhit, policët gjetën dhe sekuestruan edhe 7 kilogramë e gjysmë të së njëjtës lëndë të ndara në blloqe që pasqyrojnë ato të gjetura në Polo, disa presa dhe materiale të tjera të dobishme për paketimin e drogës.

Kanë zbuluar gjithashtu 20 kilogramë lëndë prerëse. Si rrjedhim, Policia sekuestroi të gjithë materialin me interes hetimor, 29- vjeçari u arrestua për posedim droge për qëllime trafiku droge e për të njëjtin krim u akuzua edhe gruaja e tij. I dyshuari është dërguar në burgun e Rovigos në dispozicion të autoritetit gjyqësor.



1 Comment

  1. Ne kohen e kurvit te ngordhure….
    Kishim heronje dhe heroina si demche reka dhe shkurte pal vata e pafatë që e zuri shkëmbi kur po bënte nevojat.
    Tani në kohen e kurvit te gjatë kemi këta heronjtë e rilindjes që bëjnë bizna me opiume e çfaredo lloje droge që u del përpara…. bashkë me gruan dhe fatosin e vogël 8 muajshe.
    Harem hesapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *