• |
ide | kryesore

Rrjedha e ujit të përroit mori para makinën, vijojnë kërkimet për babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Kërkimet për gjetjen e babë e bir, të zhdukur një ditë më parë në Malësi të Madhe, vijojnë ende. Pjetër Rushaj, 50-vjeç, po udhëtonte me një mjet, bashkë me 2 fëmijët e tij. Në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë Shkrel të Malësisë së Madhe, rrjedha e ujit të përroit ka marrë përpara mjetin.

Fatmirësisht, vajza e tij ka mundur të shpëtojë. Ndërkohë babë e bir ndodhen ende në ujë. Për gjetjen e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA, grupi i evakuim-shpëtimit, si edhe grupi alpin i FNSH Shkodër.

Ndërkohë, sipas burimeve, këtë të hënë në ndihmë të tyre kanë zbritur edhe rreth 40 banorë të zonës së Thethit. Edhe ata po bëjnë kërkime. Përveç kësaj, është mundësuar edhe përdorimi i dronëve për gjetjen e tyre. Duhet theksuar se kushtet e motit e vështirësojnë së tepërmi gjetjen e 2 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *