• |
ide | kryesore

Dj Khaled nxjerr në Airbnb dollapin e tij të këpucëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Dj Khaled beson se ka nga ata që do të donin të paguanin për të fjetur në një dollap plot me këpucët e tij. Artisti do të vendosë dollapin e tij të këpucëve si një destinacion turistik në Miami. Ai ka bashkëpunuar me Airbnb për ta realizuar këtë.

Kompania njoftoi sipërmarrjen e tyre që do të fillojë më 5 dhe 6 dhjetor. Fituesi do të mund të qëndrojë atje për vetëm 11 dollarë. Mundësia e prenotimit nis më 29 nëntor në orën 13:00 dhe çifti që qëndron atje do të marrë gjithashtu një palë ekskluzive Air Jordan 5 të firmës së Khaled. Së bashku me këpucët, ata që fitojnë do  të mund të  darkojnë në restorantin ‘Another Wing’ të Khaled.

Khaled dha një deklaratë ndërsa u pyet për ngjarjen. “Atletet janë një pjesë thelbësore e kulturës hip-hop dhe mbledhja e tyre është një art. Si krijimi i muzikës. Ne sjellim të njëjtin pasion dhe energji në lojën e këpucëve si në studio. Kjo është pse ne jemi të emocionuar të ndajmë mbretërinë tonë të atleteve me fansat. T’u japim atyre mundësinë të ecin me këpucët tona, fjalë për fjalë.” Sipas ekspertëve, koleksioni legjendar i atleteve të Khaled ka mbi 10,000 palë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *