• |
ide | kryesore

Vlorë, 41-vjeçari rreh babanë dhe e bën për spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Mësohet se një 41-vjeçar me iniciale J.S banues në fshatin Nartë u arrestua nga policia e Vlorës. Ai u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babanë e tij. Si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *