• |
ide | kryesore

Danimarka i vjen “hakut” Francës: Hjulmand dëshiron të përsërisë historinë e Botërorit 2002

-Instant, Sport
danimarka



Franca mund të vulos një vend në fazën eliminatore të Katar 2022 kur të përplasen në Grupin D, edhe pse Danimarka është një kockë e fortë. Në Stadiumin 974 në mbrëmje nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë, me danezët të detyruar për fitore. Les Bleus mposhtën Australinë 4-1, duke nisur mbrojtjen e kurorës së tyre në mënyrë të përsosur. Të besuarit e Kasper Hjulmand, ndërkohë, ngecën në një barazim pa gola ndaj Tunizisë.

FRANCE

Dy ish-sulmues të Arsenal tani mund të mburren me krenari se janë në krye të listave të golashënuesve të të gjitha kohërave për ekipin francez. Megjithatë Thierry Henry mund të mos qëndrojë gjatë në pozicionin e tij, pas dygolëshit të Olivier Giroud kundër Australisë që i barazoi në renditje. Skuadra e Didier Deschamps nuk performoi mirë në Ligën e Kombeve të UEFA-s gjatë verës. Kjo u reflektua edhe në golin e minutës së nëntë nga Craig Goodëin. Pastaj, golat e 50 dhe 51 të Giroud për Francën, krahas atyre të Adrien Rabiot dhe Kylian Mbappe, ndryshuan historinë. Duke përfituar nga mungesa e Karim Benzema të dëmtuar, Giroud duhet vetëm të bëjë rrjetën të valëzojë edhe një herë për të kaluar Henry. Goli i 52, rekord për kombëtaren e tij, mund të konfirmojë edhe vendin e Francës në 1/8.

Kampionët e botës janë në krye të Grupit D dhe do t’u garantohet një biletë për në raundet me eliminim direkt në rast fitore. Madje mund të konfirmojnë edhe vendin e parë nëse fitojnë dhe Tunizisë me Australinë barazojnë. Që nga Brazili në vitin 2006 kampionët e Botës nuk fitonin në ndeshjen e tyre hapëse të turneut. E tani, pasi lanë pas atë mallkim, Franca mund të përpiqet të fitojë gjashtë ndeshje radhazi në një finale të Kupës së Botës. Do të ishte hera e parë në historinë e Gjelave. E fundit që e ka arritur një sukses të tillë ishte brezi i artë i Spanjës në 2010.

DANIMARKA

Christian Eriksen, i rikthyer në një turne të madh pas infarktit në Euro 2020, tregoi disa nga dhuntitë e tij në mesfushë. Por ndeshja hapëse e bardhekuqve me Tunizinë ishte për tu harruar. Të dy skuadrat luajtën një ndeshje me pak raste në barazimin 0-0, por Tunizia duhet të jetë ndjerë më e hidhëruar që nuk arriti tre pikët. Hjulmand tani ka pranuar se skuadra e tij përballet me një situatë “të komplikuar” në Grupin D. Danimarka është e treta, para Tunizisë së vendit të dytë vetëm me pikët e fair play. Por danezët do të jenë ende me një shans për një renditje në dy vendet e para, pa marrë parasysh se çfarë ndodh këtë fundjavë.

Lexo më tej: Video/ Danimarka përplaset te shtylla e ndalet nga Tunizia: fiksohet takimi parë pa gola në Katar

Një copëz historie mund të jetë gjithashtu në lojë për skandinavët. Ata kanë barazuar secilën nga katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës. E tani mund të bëhen vetëm skuadra e dytë që merr pesë barazime të njëpasnjëshme në skenën më të madhe globale. Sigurisht ka edhe disa të statistika të mira për këtë Danimarkë, që ka mbajtur portën e paprekur tre herë në katër ndeshjet e fundit. Në të vërtetë, ndeshja e tyre e fundit para Kupës së Botës i pa ata fitues 2-0 ndaj Francës në Ligën e Kombeve. Skuadra e Hjulmand mori gjithashtu një fitore 2-1 në qershor. Pa harruar që i mposhtën Les Bleus 2-0 në fazën e grupeve të Botërorit 2002, kur Franca ishte kampione në fuqi.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Francës:
Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Formacioni i mundshëm i Danimarkës:
Schmeichel; Andersen, Christensen, Kjaer; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Skov Olsen, Dolberg, Damsgaard



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *