• |
ide | kryesore

Aksidentet rrugore/ Karamuço: 100-200 viktima në vit, bilanc lufte

-Instant, Arkiva, Lajme
dr0ge, karamuço



Viktimat nga aksidentet rrugore janë kategorizuar nga profesori i kriminølogjisë Ervin Karamuço si një bilanc lufte. Në një bisedë në studion e ABC Live, Karamuço ka bërë të ditur që viktimat nga aksidentet rrugore janë në shifrat e një bilanci lufte me 180 deri në 200 jetë të humbura njerëzore në vit.

Sipas tij, shkaktari kryesor i këtij numri të lartë është zbatueshmëria e ligjit.

‘Ne problemin e kemi me zbatimin e ligjit, nëse ato që janë të shkruara, nëse zbatohen si nga ana e institucioneve dhe nga ana e qytetarëve do të kemi një reduktim’, tha Karamuço. 

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço ‘duhen më shumë informacione, me më shumë indikatorë, po arrijmë në 180 – 200 mesatare bilanc lufte, ndërkohë që nuk dihet sa të plagosur kemi, sa të paralizuar kemi. Njeriu në këto statistika është një aset, dëmi i një personi është dëm shtetëror, dëm kombëtar’. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *