• |
ide | kryesore

Dyshimet se u helmua nga Rusia, teste toksikologjike për ish-ministrin bjellorus

-Instant, Lajme, Planet



Vijon të ketë hije vdekja e dyshimtë e ministrit të Jashtëm bjellorus Vladimir Makei. Ai humbi jetën disa ditë më parë në rrethana të panjohura. Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë presidenti Lukashnko është në ankth për një atentat të mundshëm ndaj tij. Për këtë arsye ka ndërruar stafinë e sigurisë, por edhe atë të kuzhinierëve.

Madje raportohet se për të hequr çdo dyshim, Lukashenko ka urdhëruar dhe kryerjen e testeve toksikologjike në trupin e ish-ministrit. Kjo për të sqaruar të gjitha pretendimet për një vrasje me helm. Gjithashtu edhe ekipi i sigurisë që ishte i ngarkuar për ruajtjen e 64-vjeçarit.

Dyshimi kryesor është se ministri mund të jetë vrarë dhe se i gjithi ishte një mision i brendshëm, i urdhëruar nga Rusia. E tërë kjo në mënyrë që Lukashenko të detyrohej që t’i bashkohej luftës kundër Ukrainës. Mesazhi i kësaj vrasjeje mendohet të jetë një paralajmërim për presidentin bjellorus se mund të jetë ai i radhës, nëse nuk i bindet Moskës.
Ministri Makei ishte ndër politikanët e vetëm të qeverisë në Minsk që nuk ishte nën ndikimin e liderëve të Rusisë, përfshirë presidentin Vladimir Putin. Ai vlerësohej dhe si një pasues i mundshëm i Lukashenkos në drejtim të vendit. Duket se kjo mund të ketë ndikuar në fatin e tij. Kjo pasi një zhvillim i tillë kërcënonte ndikimin e Kremlinit në udhëheqjen e Bjellorusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *