• |
ide | kryesore

“Kam akoma shtëpi në Torino”. Del Piero i preferuari i tifozëve të Juventus, shoqja e Agnellit: “Ka vetëm një president”

-Instant, Sport
Del Piero



Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini. Tifozët e Juventus thërrasin emrin e dy ish-ve të mëdhenj, edhe pse Exor ka treguar tashmë emrin e kandidatit presidencial. Klubi do të drejtohet nga torinezi Gianluca Ferrero, por tifozët shpresojnë të shohin sërish në shoqëri një njeri me ADN bardhezi. Në këtë kuptim, procesi i afrimit të ish-numrit 10, mund të kishte përfunduar plotësisht. Historia nisi prillin e kaluar kur Del Piero u rikthye në Stadium për herë të parë që nga lamtumira e futbollit.

Gjithmonë i adhuruar nga bardhezinjtë, por jo në marrëdhënie kaq të mira me ish-presidentin Agnelli, Del Piero komentoi nga Katari: “Kam kaluar më shumë se 20 vjet te Juventus. Marrëdhënia ime me tifozët dhe klubin është shumë, shumë e thellë. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, çdo lajm për Juventusin më përfshin dhe më prek mua. Nuk e di se cili është plani, askush nuk më ka telefonuar, por e njoh shumë mirë klubin. Unë kam ende një shtëpi në Torino”.

PARTNERJA E AGNELLI: “KA VETËM NJË PRESIDENT”

Ndër mesazhet e para që mori Andrea Agnelli pas dorëheqjes si president i Juventusit, ishte ai i Deniz Akalin. Ajo është mikesha e tij që prej vitit 2015: “Nga t’a nis… Pas 12 vitesh punë ditë e natë, sot mbyll një kapitull të jetës tënde si President i Juventusit”, tha modelja turke. “Vetëm unë dhe ti i dimë të gjitha sakrificat që ke bërë, të gjitha përpjekjet që ke bërë. 9 kampionate radhazi të Serisë A, 5 Kupa të Italisë, 4 prej të cilave radhazi, 4 fitore të Superkupës. Pastaj 5 kampionate radhazi për femra, 2 Kupa Italie për femra, 3 Superkupa për femra, 1 Kupë Italie në Serinë C. Askush nuk mund t’i fshijë ato dhe dyshoj se dikush do të jetë në gjendje t’i afrohet ndonjëherë triumfit të 29 trofeve”.

“Ti më pyet gjithmonë se çfarë dua më shumë tek ty dhe unë gjithmonë përgjigjem, mënyra se si punon – vazhdon letra -. Nuk ndalesh, je koherent dhe këmbëngulës. Përgjegjësia është në gjakun tënd. Asnjehrë nuk ike, edhe kur do të thoshte të merrje fajin për të tjerët. Apo edhe për gabime që nuk ishin të tuat. Gjithmonë e vendos fytyrën në disfata, në momente të vështira, në vendime të vështira. Do të doja të kisha gjysmën e guximit dhe integritetit që ke.

Sot, unë jam jo vetëm pranë teje, por jam me krenari dhe të falënderoj për gjithçka që ke arritur ndër vite për Juventusin, për familjen tënde, për ne. Ka vetëm një President dhe për mua do të jesh gjithmonë ti. Mezi pres të shoh se çfarë na rezervon e ardhmja dashuria ime. Unë jam thjesht e sigurt se krah për krah ne do ta bëjmë atë më të mirë se çdo gjë që presim. Unë të dua! Dje Sot dhe Nesër”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *