• |
ide | kryesore

FOTO/ “Shërohu shpejt”, Kulla Pishtar e Katarit ‘ndizet’ për Pelé: dronet dizenjojnë numrin 10

-Instant, Sport
Pishtar



Edhe një kampionat botëror nuk e largon vëmendjen nga legjenda e futbollit Pele. Braziliani, i konsideruar për shumë si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore. E sapo lajmi ka mbërritur në Katar, në Doha, FIFA ka shpejtuar të solidarizohet me O’Rey. Një urim me stil për të madhin Pelé, me një shfaqje spektakolare të 100 dronëve që vizatuan në qiell fanellën me numrin 10 me emrin e Pelé mbi supe. “Shërohu shpejt”, ishte mesazhi i shfaqur në Kullën Pishtar të Dohas, që dallohej prej së largu në qiellin e kryeqytetit të Katarit.

Lexo më tej:“Metastazat kanë sulmuar mëlçinë”: Brazili në ankth për Pele. Sipas “A Folha” është në fazën e fundit

Legjenda 82-vjeçare braziliane nuk po i përgjigjet më kimioterapisë që iu nënshtrua që nga shtatori i kaluar. O’Rey u operua për kancerin e zorrëve dhe tani situata duket delikate. Ai është transferuar në departamentin e kujdesit paliativ të spitalit Albert Einstein në Sao Paulo. Një përkeqësim që i ka shtyrë mjekët t’a mbajnë në kujdesin paliativ. Një trajtim që zakonisht përdoret për të përmirësuar sa më shumë jetën e pacientëve në fazën e fundit. Kështu, Kulla Pishtar ka ndriçuar sot e gjitha për më të madhin e futbollit…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *