• |
ide | kryesore

Pelé, familja qetëson Brazilin: “Nuk është në rrezik, ka infeksion polmonar post-Covid”

-Instant, Sport
Pelé



Lajme qetësuese për gjendjen shëndetësore të Pelé vijnë nga familja e brazilianit. Vajzat Flavia dhe Kely Nascimento shpjeguan për TV Globo se kampioni legjendar po trajtohet për një infeksion respirator pas kontraktimit të Covid-19 në javët e fundit. Shtrimi në spital nuk lidhet me kancerin e zorrës së trashë, me të cilin po lufton që vitin e kaluar dhe Pelé nuk është në rrezik për jetën. “Ai u infektua me Covid rreth tre javë më parë. Ai është i vaksinuar, por për shkak të ilaçeve kundër kancerit, kimioterapisë, ai është i brishtë. Ka pasur një infeksion në mushkëri – shpjegoi Kely -. Kjo është arsyeja pse ai shkoi në spital, për shkak të infeksionit në mushkëri. Është serioze, sepse ai është i një moshe të caktuar dhe po trajton kancerin. Eshtë duke marrë antibiotikë dhe kur të shërohet, do të shkojë në shtëpi”.

Lexo më tej: FOTO/ “Shërohu shpejt”, Kulla Pishtar e Katarit ‘ndizet’ për Pelé: dronet dizenjojnë numrin 10

Detaje të tjera i ka shtuar Flavia, e cila mohoi kategorikisht aludimet se Pelé ishte në një fazë terminale të sëmundjes: “Ai është më mirë të asistohet në spital. Por ai nuk është në terapi intensive, ai është në një dhomë normale. Kështu që ai nuk është në rrezik. Si njeri me shëndetin delikat është mirë që të qendrojë në spital. Është shumë e padrejtë të thuash që është në gjendje terminale, me kujdes paliativ. Nuk është kështu. Na besoni. Më shumë se kushdo tjetër, nuk duam të vijë ajo kohë. Sigurisht që do të ndodhë një ditë, por nuk është tani. Nuk ka nevojë të alarmohemi duke parashikuar një situatë që nuk ekziston tani. Ai nuk ka dhimbje askund. Ky lloj kanceri nuk sjell dhimbje. Vetëm ata me kancer të kockave kanë dhimbje. Ai e ka në zorrën e trashë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *