• |
ide | kryesore

31-vjeçari grushtoi ndaj tij/ Berisha akuza qeverisë: Kaluan në një akt kriminal

-Instant, Lajme, Të fundit
sali berisha



Pasi mbylli protestën, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë. Kryedemokrati tha se ata kanë organizuar sulmin fizik ndaj tij. Ndër të tjera Berisha tha kjo ishte protesta e jetës, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta.

“Regjimi i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej, kaloj edhe në një akt që dëshmoi karakterin për një krimineli si Edi Rama. Ai që e organizoi zgjodhën një person që mund të bëjë çdo gjë. E panë si një masë të fundit pasi ju panë juve protestues. Këtë protestë historia do ta shkruaj me germa të arta. Kjo e sotmja ka qenë kryeprotesta e jetës. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë.” tha Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i PD-së Berisha kërkoi lirimin e Gert Shehut, 31 vjeçarit që e goditi me grusht gjatë protestës së sotme.

“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten… ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”- u shpreh Berisha.31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin. Edhe Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin. Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.



2 Comments

  1. Fjalori fyes i Rames dhe dhuna e paprecedent ndaj kundershtarit politik ka frymeziar dhe kete gert rilindasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *