• |
ide | kryesore

Juventus rrezikon në Europë: nga gjoba te përjashtimi nga Kupat, ja skenarët e Uefa-s

-Instant, Sport
Juventus



A rrezikon Juventus të përjashtohet nga Kupat e Europës? Po, është një hipotezë e besueshme. Vetë klubi e ka treguar në Raportin Financiar më 30 qershor, një referencë e nevojshme, e pranishme në çdo bilanc. Por që në dritën e dosjes së hapur nga UEFA më 1 dhjetor të kaluar, parashikon një skenar aspak të bukur. Përtej çështjes Super League, një front i hapur mes Juventus dhe Nyon, mund të hapen në tavolinë edhe pasojat për mospërputhjen me kërkesat e Fair Play Financiar dhe licencat e UEFA-s.

E gjithë kjo, padyshim, në lidhje me atë që doli pas hetimit të Prisma, nga Prokuroria Publike e Torinos, me pasojë tërmetin në shoqëri. Megjithatë, përkohësisht janë të palidhura me zhvillimet procedurale, sepse UEFA nuk ka qëllim të presë rezultatet e procedimit penal ndaj bardhezinjve. Në Nyon presin dosjen nga prokuroria e Torinos. Pasi të jenë marrë dokumentet, UEFA do të mund të lëvizë e pavarur. Në fund të gushtit, Juventusi nënshkroi një marrëveshje zgjidhjeje për deficitin buxhetor. Ajo parashikon një sërë sanksionesh sportive dhe ekonomike të lidhura me kuadrin financiar të paraqitur nga klubi.

ÇFARË E IMPLIKON NË ASPEKTIN SPORTIV

Ajo që UEFA kërkon dhe duhet të verifikojë tani është situata aktuale e buxhetit. Siç shkruan sot Gazzetta dello Sport, “Nyon nuk i interesojnë zhvendosjet e shifrave nga një vit në tjetrin. As përgjimet pak a shumë domethënëse dhe fitimet kapitale, paligjshmëria e të cilave nuk mund të vërtetohet. Këto janë probleme shumë serioze në procedimet penale, por nuk kanë të bëjnë me fushën e sportit. Juventus mund tia hedhë me gjobe. Krejt ndryshe nëse vërtetohen pagesat në të zezë, përmes kompanive offshore. Qëllimi, për të mos treguar detyrime më të larta duke mashtruar Fair Play”.

Lexo më tej:Eksperti i të drejtave sportive, Grassani frikëson Juventus: “Hetim më i rëndë se Calciopoli, rezik rënie në B”

MASAT QË KA NDËRMEND UEFA

Në këtë rast gjoba do të ishte problemi më i vogël. Pasoja më e mundshme në fakt do të ishte përjashtimi nga kupat. Kohët? Fillimisht, siç u përmend, tashmë UEFA është në pritje të dokumenteve të Prokurorisë Publike të Torinos. Pasi të ketë ndodhur kjo, dosja e hapur pas dorëheqjes së Presidentit Agnelli, mund të marrë formë dhe përmbajtje. Nga aty në Nyon do të jenë në gjendje të kuptojnë nëse kushtet e marrëveshjes së nënshkruar gushtin e kaluar mund të konsiderohen ende të vlefshme. Apo nëse në vend të kësaj, në dritën e indikacioneve të gabuara, janë thyer parametrat FFP. Që kjo të vlerësohet duhen javë, nëse jo muaj. Por sigurisht kohë më të shkurtra se sa procesi penal. Masat e mundshme mund të lidhen tashmë me sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *