• |
ide | kryesore

Alabarit i duhen paratë/ Nisin shitjet ende pa nisur punimet në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Alabbar



Asnjë tullë nuk është vënë ende për rezidencën e “Durrës, marina dhe jahte” por aty ka nisur tashmë shitja e apartamenteve nga Alabbar. Në një ambjent të krijuar enkas për të interesuarit janë afruar qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe të huaj kureshtarë për çmimet e apartamenteve, që ende nuk kanë filluar të ndërtohen.

Në ambjentet e shitjeve kanë gjetur akoma më të interesuar investitorin Mohammed Alabbar.

Ai ka shoqëruar të interesuarit e parë dhe ka postuar disa foto në profilin e kompanisë në Facebook.
“Shqipëria më kujton vendin nga vij, ku zhvillimi, përparimi dhe rritja janë aty. Dhe besoj se në Durrës do të bëhet më e mira e të mirave” dëgjohet të thotë Alabbar në një video që ka shpërndarë kompania në rrjetet sociale.

Çmimi i një hyrjeje në rezidencë kushton minimumi 110 mijë euro. “Katet e ulta fillonin me çmimin bazë të investimit. Fillonin nga 1 mijë e 600 ose 700 deri në 2 mijë e 200 ose 300 euro” u shpreh një qytetar për Top Channel.

Lexo edhe: Polemikat/ Pse falen taksat për projektin me pallate dhe hotele në Durrës

Lexo edhe: Porti i Alabbarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje

Lexo edhe: Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Prezenca e Alabbar në Durrës si pjesë e fushatës së marketingut është kyçe për fillimin e projektit.
Dihet që kompania “Eagle Hills Development shpk” do të investojë vetëm 80 milion euro në fazën e parë të projektit dhe 80 të tjera do t’i marrë kredi. Por i gjithë projekti parashikon të qarkullojë mbi 2 miliard euro ndërtime.

Skema është krahasuar me atë që bën çdo ndërtues në Tiranë, kur hap gropën e pallatit dhe me paratë e shitjes së apartamenteve ngre katet e para.

Njësoj edhe Alabbar, që do të zhpenzoje 80 milion euro për nisjen e punimeve, pastaj me paratë që fitohen nga shitja e apartamenteve do të vazhdojë ndërtimin e pallateve dhe godinave të banimit.
Pikërisht për këtë, tërheqja e blerësve që në fillim është shumë e rëndësishme për projektin. Pa fluksin e parave nga shitjet e para, investimi do të ishte në rrezik.

Për “Durrës, marina dhe jahte” ka pasur debate të forta politike, pasi mazhoranca e miratoi projektin në mungesë të plotë të transparencës.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive shqiptare të mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruoze” ka qenë thirrja e kreut të demokratëve Sali Berisha, sipas të cilit Alabbar duhet të tërhiqet menjëherë nga Shqipëria.

“I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja” ishte thirrja e Ilir Metës, kur u njoftua se së shpejti do të niste shitja e apartamenteve.

Opozita ka artikuluar edhe protestat si një nga mënyrat e reagimit, megjithatë, në ditën e parë gjithçka shkoi qetë./Lapsi.al



19 Comments

  1. Me teper si alabak se alabar duket ky. Shum ordiner per te qene milioner. Shum me rrisk edht kjo puna e te blemes ne leter!!!

  2. 1800 euro metri katror po shkon dhe tek fresku. Kush ble tani, mininumi e shet me 3000 euro metrin mbas 2 vitesh

    1. Kjo është një lloj skeme piramidale,mos u gënjeni.Soros,specialisti më i madh i këtyre skemave.Ai është autori (ideatori) i’97 në shqipëri.

  3. A te keqen e trurit tuaj!!!

    Po c’doni ju qe futeni ne keto detaje qe i perkasin investitorit?! Ca problemi keni ju qe Alabari nuk do te hedhi te gjitha parate nga xhepi i vete, por do te beje bashke-investitore edhe bleresit potenciale te cilet si shperblim ne harkun e pak viteve mund marrin mbrapsht nje fitim baraz me shumen qe do te investojne?! Mos me teper!

    Ne vend qe te merreni me keto karlliqe, shkruani artikuj me te mire, qe te terhiqni me shume vizitore, pra me shume reklame, rrjedhimisht me shume pare… dhe se fundi ato pare shkoni investojini tek Alabari qe te merrni dyfishin pas pak vitesh.

      1. Me thuaj nje investim pa risk.

        Risku thjesht eshte i madh, mesatar, ose i vogel. Ne rastin e ketij investimi eshte i vogel sepse 1) Alabbar eshte investitor i sprovuar ne kete fushe dhe 2) qeveria shqiptare ka kontribuuar ne uljen e riskut… e ke parasysh kur ulerisnin sorrat ketu tel Lapsi: oh po pse gjithe keto lehtesira per Alabbarin?! Pikerisht!

  4. Ky Alabar-alabaku,qenka njelloj si Lali Eri,nje karagjoz,se per t’u treguar i dashur dhe i afert,me bleresit,merr ne krah femijet e tyre dhe i mban me nje dashuri alabaku,njelloj si Valiaj merr ne ekrah femijet rome,kur del neper fushatat qe i interesijne.

  5. Alabar, Sudja nga Dubai, e ngriti dyqanin dhe beri nje liste cmimesh per Marinen e Durresit me apartamente me shumice.

    Pas firmave piramidale, skandaleve te nje pas njeshme, a do te bien serish shqiptaret viktima si ne 1996?
    Besoj se do te jene te paket ata qe do te aventurojne, por kliente te Sudes ka plot.

    Se pari jane mafiozet qe permes ofshoreve do te lajne nje pjese te parave te droges, me tej ata te mafias nderkombetare, per te fshehur apo zbardhur parane e piset, akoma me tej boset e trafiqeve apo bitcoin, njerez te kerkuar nga vendet e tyre, tregetaret e armeve qe i marrin ne Ukraine per t’i shitur ku te jete e mundur…, Por qershia mbi torte jane boset e kazinove dhe lojrave te fatit, te prostitucionit, ende te paligjeruar.

    Keshtu kemi Las Vegas dhe Porta Potty ne Durres, me 300 dite diell, madje me porte dhe aeroporte shqyer e afer, ne Europe tek e fundit.

    A duhet te merziten shqiptaret per kete ?! Qeveria thote te gezohemi, se vendet fqinje po zilepsen qe Alabari nuk shkon tek ata!!!

    Duhet te mendohemi edhe ne shqiptaret dhe te reflektojme…

    1. Pirdh pirdh.

      Alabari ka paguar sot disa media shqiptare per te dhene lajmin qe jane shitur “already” 90% e apartamenteve. Lapsi e jep lajmin me kete ngjyre negative sepse ka marr karin.

      E egzagjeroi Alabari per marketing?! Ne fakt jane shitur vetem 19%?!

      What the fuck! Eshte super numer edhe ky per nje investim qe ka vetem 1 vit qe… perflitet.

      Dhe fushata SAPO ka filluar.

      E nenvleresoni shume Shqiperine!

      1. Diçitura e fotos
        Paratë tuaja do ti hajë djali im.
        Jorgo po ja fut pordhes kot.
        Mediat janë bërë si prostitutat 200 lekëshe
        Që po degjeneroi në dy jane.

  6. Pse ju prisni qe ky arabi te beje apart. me parate e veta dhe pastaj tja shesi psh Bushatit apo Shkulakut ose ndonje tjetri ushunjez.Kjo quhet.
    Aty rrini se Busdhati dhe Shkulaku jetojne si efendi me shtepira pushimi dhe banesa qe i klane blere me te njejten rruge qe arabi po shet ne shqiperi.
    Gallate sepse skane cfare te thone .

  7. mbajeni me shkume mos e rruani fare se do fitoni para sa te dhiteni sa te jete edvic ramazoni,kur te shkoje per lesh ky hajvoni merrni trastat kerkoni

  8. Ky ramoviçi anti shqiptar ( madje edhe origjinën nuk e ka nga Shqipëria ky çopan) do ta çojë Shqipërinë në luftë civile përsëri mbas 30 vitesh, për ti hapur rrugë domininit ruso-serb në ballkan. Shqiptari si rrot k*** që është kujton se paret bëhen me firma piramidale si Sudja e Alabakar. Mbas 25 vitesh e ka harruar si e hëngri në bythë keqas dhe dogji vëndin. VKM e këtij mashtrimi është në kundërshtim me Kushtetën, sa të fillojë të mbushet një çikë thesi, opozita do e padisë në GjKushtetuse (çudi që nuk e ka çuar akoma) dhe do pezullohet gjithçka. Do bllokohen paret e trafiqeve që pastrohen aty, Madje do të prishet edhe regjimi i vizave Shengen, do fillojë rradha përpara ambasadave si dikur me rradhën e qumështit në kohën e Enverit dhe Kristaqit. Mjerë kush fut lekë djerse në të tilla maximashtrime me termin ALABAR që është një pocaqi pa kokërr leku në xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *