• |
ide | kryesore

Po raportonte në veri të Kosovës, grupet kriminale serbe hedhin mjet shpërthyes te gazetarja (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gazetare në Kosovë është përballur me një situatë të rrezikshme, teksa drejt saj është hedhur një lëndë shpërthyese, gjatë momentit që ajo ishte duke raportuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, po raportonte për situatën e tensionuar në Veri.

Ndërkohë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

Kujtojmë se ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë në veri të Kosovës.

 



3 Comments

  1. po ik mër tqifsha ropt, kasollë paska qënë. mos i shkoni tu u kthy bythën aty, raportoni nga një vend i sigurt dhe mos na çani karin me ankesa boshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *