• |
ide | kryesore

Berisha drejton gishtin nga Vuçiç: Ai po destabilizon Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës”. Kjo është deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me breshëri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhën granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizionit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugët kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve.

Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të koordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Sulmet në veri/ Vuçiç mesazh serbëve në Kosovë.

Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës, NATO reagon: E papranueshme.



9 Comments

  1. Pra 32 vite më pas, beteja kryesore e PD është si ta forcoj “Enverin” e saj dhe jo si të vazhdoj misionin për të cilën është krijuar.

    32 vite më pas, Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk ka më asnjë gjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua më 12 Dhjetor 1990, përveç Sali Berishës. Ai është i vetmi që ka mbetur si fosil i një partie që e zhduku për të mbijetuar duke eliminuar gjithkënd që e themeli dhe kontribuoi në atë parti për 32 vite.Ky qe dergoje karburant e nafte per kete vucicin ministrin e Milloshevicit,spiuni salih bisturia

  2. kelyshi i Beogradit,dordoleci i vucidolit po tregohet i zgjuar E gjeti kush i organizon serbet hahahahahhah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *