• |
ide | kryesore

Bllokohet Rruga e Arbrit, masivi i dheut rrëshqet afër tunelit të Murrizit

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut kanë sjellë probleme me rrëshqitjen e dherave në rrugën e Arbrit.

Një masiv dheu ka rrëshqitur në baypasin e rrugës së Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.

Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.

Është një shpat mali shumë i rrezikshëm, i cili mund të rrëshqasë përsëri, nëse reshjet e shiut do të vijojnë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *