• |
ide | kryesore

Berisha thirrje për revolucion: Unë nuk dorëzohem kurrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në foltoren e parlamentit të Shqipërisë, për incidentin e ndodhur të martën e kaluar ku u godit me grusht nga Gerti Shehu, ndërsa ishte duke shkuar në bulevard për të bërë protestë, ditën që në Tiranë zhvillohej samiti BE-Ballkani perëndimor, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët europianë.

Berisha tha se ai ndodhet në parlament për të treguar se opozita nuk rrëzohet kurrë dhe se do të vijojë luftën.

Ndërkohë akuzoi kryeministrin Rama, pasi për Berishën ai qëndron pas sulmit të Gerti Shehut.

“Jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Jam këtu për t’i thënë se në aktin më korruptiv ke arritur të blesh dhe të shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozite etj, por ato kanë marrë fund, janë arkivuar siç do arkivohesh ti në kohërat që vijnë. Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, një agjent, një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes, që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar me opozitën. Po ta them këtu se të gjithë kriminelët po t’i mbledhësh, të gjithë vrasësit, , trafikantët kurrë nuk do mund të mposhtësh popullin opozitar”, tha Berisha.

Ndërkohë kreu i PD tha se fali agresorin e tij, pasi Gerti Shehu e bëri këtë veprim pasi ishte paguar, ndërsa shtoi se një tjetër arsye që e fali është se në Kuvend ka shumë personazhe si Gerti.

“Qytetarë kam marrë shumë mesazhe nga ju, dhe unë mbështes të njëjtën përgjigje si ju, kundër këtij burracaku që zgjodhi një ditë të rëndësishme për shqiptarët, duke menduar se ajo të jetë si maskë mbulesë për të. E fala Gerti Shehun se është mjeran që merr para, por e fala se Gerti Shehu ka këtu në parlament. Atëherë pse të rrijë ai në burg dhe Gertat e tjerë të rrinë këtu, nuk ka moral këtu”, vijoi më tej Berisha.

Ndërkohë Berisha bëri sërish thirrje për revolucion, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar atë që ai e quan regjim.

“Ju bëj thirrje të ngrihemi, se ky regjim nuk ikën pa revolucion. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë, është fladi i lirisë për të përzënë”, përfundoi Berisha.



7 Comments

  1. Ik o sale n shpi se sje ma per kto pune ti,je tu lan kokren e namit,orteku jot plot budalliqe veç rrokulliset e rritet dita dits.

  2. Revolucioni teori dhe praktike e majte komuniste. E kush mund te kete nostalgji per revolucion pervecse nje komunist si Berisha. Fare e keqe paskan qene keta komunistet.

  3. Berisha ngre akuza pas publikimeve të HomelandJustive, ose HomelandJustice i falsifikuar mbështet deklaratat e Berishës. Por, ajo që është e padiskutueshme në gjithë këtë histori është fakti që Sali Berisha e ka ngritur të gjithë retorikën e tij akuzatore mbi një grup të rremë ne Telegram, i cili sulmon jo vetëm qeverinë, por edhe SHBA. Dhe e gjitha në fakt bën sens. Sali Berisha më shumë se ç’ka hesape politike me Edi Ramën, ka një hall të madh me Non grata-t nga SHBA dhe Britania e Madhe.As komunisti vojo kushi nuk u dorzua kurre,por fundin pyeteni spiunin salih o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *