• |
ide | kryesore

“Katar-Gate”/ Skandali i korrupsionit që ka tronditur Parlamentin Europian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skandali


Fjala Katar është bërë toksike në Bruksel. Gjithçka rreth tij tani shihet me frikë. Sepse pikërisht rreth Katarit dhe këtij kampionati botëror po shpaloset që prej mbrëmjes së të premtes skandali më i madh që ka përfshirë ndonjëherë Parlamentin Europian. Gazeta belge “Le Soir” e kishte cilësuar si “skandali italian” duke qenë se strumbullari i kësaj historie të korrupsionit parlamentar është ish-deputeti i PD-së, Pier Antonio Panzeri. Ai vazhdonte të jetonte dhe punonte në Bruksel, duke ndihmuar biznesin e tij familjar. Por ditë pas dite realiteti rezulton të jetë shumë më kompleks.

Rezultati i disa muajsh hetimesh dhe përgjimesh nga policia belge kanë çuar në zbulimin e një organizate kriminale që synonte të ndikonte në votën e Parlamentit Evropian në favor të shteteve kontraktuese. Në fakt Katarit dhe Marokut në këmbim të shumave të mëdha të parave dhe dhuratave. Truri i operacionit është Panzeri. Eurodeputet nga viti 2004 deri në vitin 2019. Aktivist i të drejtave të njeriut dhe tani drejtues i OJQ-së, “Lufto mosndëshkueshmërinë”, që gjithnjë e më shumë duket të jetë mbulesë për aktivitete për qëllime personale.

“Po, kam qenë pjesë e bordit këshillues”, – thotë Emma Bonino në telefon, “por nuk jemi konsultuar kurrë. Bordi nuk është mbledhur kurrë”. Thjesht emra të bukur në një faqe interneti. Dhe konfirmimi vjen edhe nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ish-komisioneri grek Dimiotris Avramolopoulos, të cilët të dy dhanë menjëherë dorëheqjen nga bordi.

Francesco Giorgio, partneri i nënkryetares së Parlamentit Evropian (janë 14) Eva Kaili, një ish-gazetare televizive, punoi për një kohë të gjatë si asistente parlamentare e Panzerit. Pasi babai i Kailit u ndalua me 600 mijë euro në kartëmonedha 50 euro, të dy u arrestuan (imuniteti parlamentar nuk vlen më pë rastet në flagrancë). Në shtëpinë e çiftit (që kanë një vajzë 2-vjeçare) u gjetën më pas 150 mijë euro të tjera si dhe sende me vlerë të ofruara nga Katari.

“Ne patëm shumë fat që arrestuam Kailin në aktin e kryerjes së një krimi”, – thanë burime policore për “Le Soir”. Paraburgimi duhet të vërtetohet brenda 5 ditëve. Kaili u shkarkua menjëherë nga posti i saj nga kryetarja e PE, Roberta Metsola, e cila me sa duket kishte dijeni për hetimin prej disa kohësh. Kaili u pezullua edhe nga Partia Socialiste Greke, ashtu edhe nga Grupi Socialist Europian.

Megjithatë mëngjesin e së shtunës, skandali u zgjerua. Ishte përfshirë edhe eurodeputeti belg me origjinë italiane, Marc Tarabella. Ai e shpalli veten të pafajshëm, por zyra e tij u kontrollua gjatë ndeshjes Francë-Angli. Policia belge e ktheu Presidenten Metsola me nxitim nga Malta për të kryer kontrollin. Prania e saj ishte e nevojshme në mungesë të flagrancës.

Nëse fillimisht Tarabella kishte qenë shumë kritik për organizimin e Botërrit në Katar, pozicioni i tij ishte zbutur dorë për dore me shumëfishimin e udhëtimeve të tij në Gjirin Persik. Kohët e fundit ai kishte përsëritur vazhdimisht se nuk ishte e dobishme të vazhdonte të flitej keq për Katarin kur vendi po bënte përpjekje për t’u përmirësuar në aspektin e të drejtave të njeriut dhe kishte votuar kundër një rezolute për respektimin e të drejtave të njeriut në Katar.

Njëlloj si Tarabella, edhe Maria Arena, një tjetër deputete belge me origjinë italiane, tani e ka zyrën e saj nën konfiskim. 11 tetorin e kaluar ajo u takua me ministrin e punës të Katarit. Më 14 nëntor, si presidente e nënkomitetit për të drejtat civile organizoi një debat në parlament ku mori pjesë edhe ministri i Katarit. Anëtar i të njëjtit komision “toksik” është edhe eurodeputeti socialist Andrea Cozzolino (“oh i gjori? Fëmijët tanë janë në shkollë bashkë, komentoi një zyrtar i Komisionit”), ku Francesco Giorgi ishte asistenti aktual.

Së fundmi ai u kishte dërguar edhe anëtarëve të tjerë të partisë socialiste një email ku u kërkonte të moderonin qëndrimin e tyre ndaj Katarit dhe Kupës së Botës, sepse “parlamenti europian nuk duhet të akuzojë një vend pa prova nga autoritetet gjyqësore”. Një seri qëndrimesh pozitive ndaj Katarit që Philippe Lamberts, bashkëpresident i të Gjelbërve, i kishte vënë re prej disa kohësh dhe nuk mund ta kuptonte pse.

“Na dukej i çuditshëm ky qëndrim i socialistëve që përpiqeshin të zbusnin çdo ton deri në minutën e fundit për Katarin”, – tha ai. Fjalë të ngjashme vijnë edhe nga Manon Aubry, lideri francez i grupit të së majtës ekstreme. Ai ishte përpjekur pa sukses të bindte socialistët të votonin një rezolutë për të drejtat e njeriut në Katar. Tani po bën thirrje për një votim të ri.

Votimi për liberalizimin e vizave të Katarit sigurisht që nuk do të arrijë në seancë plenare, pas propozimit të bërë në prill nga Komisioni Evropian dhe i mbështetur nga komisioneri grek Margaritis Schinas i cili u takua me ministrat e Punëve të Jashtme dhe Punës të Katarit në Doha më 20 nëntor. Socialistët e gjelbër dhe liberalë (të udhëhequr nga gjermani Erik Marquardt) tani duan ta vendosin propozimin në kutinë e ngrirjes.

“Gjithmonë kemi menduar se vendimet e parlamentit nuk kanë qenë vendimtare. Përkundrazi tani po zbulojmë se sa ato ndikojnë në opinionin botëror ndaj temave të caktuara apo shteteve të caktuara”, – komenton një zyrtar i PE. Në shumë këndvështrime mjedisi i asistentëve parlamentarë, një punë e lodhshme dhe e pasigurt brenda Parlamentit Europian, tregohet si lindja e skandalit.

Mes asistentëve të përfshirë është para së gjithash Giuseppe Meroni, bashkëpunëtor i Panzerit. Më pas ai kaloi të punonte tek Arena dhe Tarabella. Jashtë Parlamentit, mes të arrestuarve është edhe Niccolò Figa-Talamanca, sekretar i OJQ-së “Jo paqe pa drejtësi”, nga Roma, ekspert i politikës në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Ai dyshohet se u drejtua nga autoritetet e Katarit për të promovuar imazhin e tyre të përparimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. ©LAPSI.al

Eva Kaili, Francesco Giorgi, Niccolò Figa-Talamanca dhe Pier Antonio Panzeri


5 Comments

  1. Si shpjegohet qe jane te gjithe socialiste dhe te lidhur me Italine? A thua kane ndonje lidhje edhe me kete palloshin tone se ky coku gjen mbeshtetje andej kur i ka punet keq

  2. Ju jeni te gjithe mafioza dhe hajduter, mjafton te shohesh ambasadoret BE qe keni sjellur ne Shqiperi, perjashtuar kete te fundit.

  3. Çudi qenkan të gjithë socialistë
    Socialistët nuk vjedhin nuk korruptohen
    Edhe komunistja mogherini paska qenë antare bordi e ojq se trurit të grupit.
    Po rendshem paska lujt socialistja nga ballkani gerrkja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *