• |
ide | kryesore

Dua Lipa në një lidhje dashurie me Jack Harlow

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me me reperin Jack Harlow. Sipas Page Six dyshja u takuan personalisht në Variety Hitmakers Brunch në Los Angeles, dhe kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.

Ndërkohë, një burim ka zbuluar se “ai ishte shumë i interesuar për të “. Madje, Harlow fluturoi në New York City për t’u takuar me Duan pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.

 

Lipa së fundmi u përfol dhe për një lidhje me Trevor Noah. Aludimet nisën pasi dyshja u fotografuan duke u përqafuar pas darkës në New York në fund të shtatorit.

Një burim tha në atë kohë se këngëtarja shihte “potencial” tek komediani. “Gjërat janë shumë të reja për Duan dhe Trevorin. Por ajo dëshirom të kalojë kohë me të”, tha një burim i brendshëm për HollywoodLife.

“Dua u ka thënë miqve se ka kaluar një kohë të mrekullueshme  dhe mendon se Trevor është shumë i ëmbël”, vazhduan ata. “Ajo definitivisht sheh potencial. Gjithashtu mendon se ata kanë një kimi të madhe me njëri-tjetrin.” Por nuk janë në një marrëdhënie të përkushtuar. Gjërat nuk janë serioze mes tyre në këtë pikë,” vuri në dukje burimi. “Ajo e vlerëson se sa i hapur dhe i sinqertë ka qenë ai me të për gjërat që po ndodhin në jetën e tij dhe çfarë kërkon në një marrëdhënie.”/Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *