• |
ide | kryesore

Mjegulla mbyll aeroportin e Tiranës, avionët ulen në shtetet fqinje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë një njoftim të rëndësishëm.

TIA njofton se për shkak të motit të keq janë anuluar 10 fluturime për dhe nga Rinasi.

Për shkak të situatës në aeroportin e Tiranës, fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera si Shkup, Athinë, Stamboll, Bari dhe Venecia.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se pasagjerët e ulur në aeroportet e shteteve fqinje janë akomoduar në hotele.

Detaje nga aeroporti: 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas politikave përkatëse të linjave ajrore, disa nga pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar ose janë devijuar në një aeroport tjetër (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar në hotelet përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Wizz Air ka siguruar edhe transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Tiranë.

Disa pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit ose janë rregulluar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim Luton-Tiranë është anuluar për shkak të borës në Londër.

Moti i keq ka prekur edhe fluturimet e linjave të tjera ajrore si Pegasus, Air Albania dhe Lufthansa. Situata pritet të normalizohet ditën e mërkurë me datë 14.12.22.

Për më tepër, vizitoni faqen zyrtare të TIA-s për informacionin e fluturimit në kohë reale dhe kontaktoni linjën ajrore për detaje të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *