• |
ide | kryesore

Aktori turk reagon ndaj kritikave për foton me Kevin Spacey

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori turk Burak Özçivit ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për foton e tij me Kevin Spacey në Kupën e Botës.

Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Burak ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për akuzat e ngrejtura ndaj Spacey. “Lidhur me ketë temë kaq të ndjeshme dhe të trishtuar e kam marrë lajmin me vonesë. Jam thellësisht i trishtuar nga kjo dhe bëra menjëherë atë që ishte e nevojshme. Dua t’ju bëj të ditur se unë jam absolutisht kundër kësaj çështjeje. Kjo ndjeshmëri ka qenë e tillë deri tani dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje.  Mos jini aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të ndjeshme”, shkroi aktori.

Kevin u akuzua  në maj për sulm seksual ndaj tre burrave në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u largua nga një film i ardhshëm për Genghis Khan në korrik pas akuzave. Gjyqi i tij në Mbretërinë e Bashkuar është planifikuar të fillojë më 6 qershor 2023.  “Unë e vlerësoj shumë deklaratën e Prokurorisë së Kurorës në të cilën ata i kujtuan me kujdes mediave dhe publikut se kam të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Ndërsa jam i zhgënjyer me vendimin e tyre për të ecur përpara, do të paraqitem vullnetarisht në MB. Do të mbrohem kundër këtyre akuzave, të cilat kam besim se do të provojnë pafajësinë time”tha Spacey./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *