• |
ide | kryesore

Zelenskit i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti ukrainas, i cili kohë më parë ka qëndruar në Kosovë, Oleksiy Gonchaernko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së vendit nga Ukraina.

Ai ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Deputeti më tej ka renditur arsyet pse duhet të njihet pavarësia e Kosovës duke thënë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, si dhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s gjersa “në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar”.



5 Comments

  1. Nuk eshte hera e pare qe Zelenskit i kerkohet njohja e Kosoves, pavaresine e se ciles e kane njohur te gjithe vendet e fuqishme qe mbeshtesin Ukrainen ne luften e saj.

    Mosnjohja e Kosoves nga Ukraina tregon se Kievi zyrtar nuk eshte larg qendrimit te Rusise e Serbise kur eshte fjala per popujt jo sllave…

  2. Asgjë s’ka lidhje për ça thuhet nga i mësipërmi.Ukraina nuk e ka njoh sepse problemi i Krimesë dhe i Donbasit ishte dhe një problem i kontrastit pikërisht mbrenda popujve sllavë.Rusia dhe pse Ukraina fitoi pavarsinë në 1991 nuk hoqi dorë nga pretendimi i të ashtuquajturës Rusi e vogël gjë që e pushtoi ushtarakisht. Nëse Ukraina do bënte një veprim të tillë atëherë i lindte e drejta e pretendimeve ruse.Por të jini të qartë që ukrainasit janë më popullin shqiptar të Kosovës por dhe me gjithë shqiptarët.

  3. Krimea u perfshi tek Ukraina me 1954, koha e BS dhe ia dha Moska, por gjithnje krahine autonome, sepse ishte Rusia Cariste qe e pushtoi Krimene ne luften ruso-turke, duke e marre si fitimtar i saj.

    Kosova ka tjeter histori dhe preteksti se Zelenski ka merakun tek rajonet qe ka marre dhurate socialiste eshte i njejte me ate qe paraqesin ruset.

    Fanatizmi politik apo tifozlleku pa njohuri historike te ben qesharak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *