• |
ide | kryesore

Historia/ 61-vjeçari u dogj i gjallë për borxhin 1 milion lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
61-vjeçari



Kanë dalë në dritë detaje të reja mbi vrαsjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Menduh Shaban Kurt-Deda në vitin 2017. Trupi i tij u gjet më 16 maj të atij viti, gjysmë i djegur në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal” nga persona të rastit.

Vetëm pas 5 vitesh është bërë e mundur që ai të identifikohej. Madje janë zbuluar edhe autorët e këtij krimi. Në pranga ka rënë 56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe shoku i djalit të saj, Gazmir Ngota, 39-vjeç. Në kërkim është i biri i gruas së arrestuar, Besmir Karaj, 34 vjeç.

Mësohet se viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh prej 1 milion lekësh të reja ndaj Marjeta Karaj. Bashkë me të ai kishte krijuar një shoqatë OJQ për të ndihmuar fëmijë jetimë të ushtarakëve brenda edhe përtej kufirit. Thuhet se mes tyre kishte edhe një lidhje intime. 

Duke mos pasur mundësi të kthente paratë, 56-vjeçarja ka urdhëruar që ai të rrëmbehej. Për këtë ka angazhuar djalin e saj dhe shokun e tij. Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e zbuluan ku ai fshihej në zonën e Xhamllikut. Ata arritën ta gjenin dhe e kanë marrë me forcë me një makinë. Më pas e çuan atë në zonën e Alliasit, ku e shunuan. Më pas, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

Menduh Kurt-Dedës ishte me origjinë nga Sohodolli i Dibrës, por që në kohën e vrasjes jetonte në Lukovë të Sarandës. Kur kufoma e tij u gjet 5 vite më parë, ajo ishte totalisht e dekompozuar. Pas një farë kohe hetimet u mbyllën, pasi asnjë familjar i personit të humbur nuk u paraqit për ta kërkuar. Mësohet se ekspertët arritën t’a identifikonin përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.

Ndërsa 56-vjeçarja Marjeta Karaj është nga Tirana. Ajo është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.

Besmir Karaj rezulton të jetë aktualisht në Itali. Policia thotë se ka nisur kontaktet me autoritetet italiane për lokalizimin e tij. Prej 5 vitesh, nënë e bir kanë vijuar të qetë jetën pa menduar se policia do e zbulonte një ditë të gjithë historinë në një operacion të koduar “Asgjë nuk harrohet”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *