• |
ide | kryesore

Juri Kim: Anëtarëve të KLP iu bënë kërcënime dhe premtime për favore!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po dëgjohen kandidatët për drejtimin e SPAK, ambasadorja amerikane tha se kishte dashur të sqaronte teoritë konspirative sipas të cilave kishte një mesazh të fshehtë për praninë e saj në KLP.

Kim foli për “kërcënime” dhe “premtime për favore” që i janë bërë antarëve të KLP-së. Ajo tha se SHBA ka qenë e drejtpërdrejtë dhe nuk do të donte që shefi i ardhshëm i SPAK të zgjidhej përmes këtyre metodave, por përmes një gjykimi të kritereve.

“Ka shumë teori konspirative që qarkullojnë ndaj doja të shpjegohja pse erdha këtu. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Përse erdha? Që ta përforcoj se ky është një moment i rëndësishëm. Cfarë është e rëndësishme për këtë periudhë tranzite është integriteti i procesit. Jo për t’i thënë se për kë duhet dhe nuk duhet të votojnë. Nuk ka mesazh të fshehtë. SHBA kanë qenë të drejtpërdrejta me shqiptarët, unë nuk jam një person që i bëj gjërat në fshehtësi. Them atë që nënkuptoj dhe nënkuptoj atë qe them dhe unë përfaqësoj SHBA. Prioritet i SHBA është qe reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Ka pasur shumë progres, shumë njerëz meritojnë mirënjohje për këtë, përfshirë edhe qeverinë. Meritë ka edhe opozita, edhe kritikët që e mbajnë qeverinë përgjegjëse se është puna e tyre. Meritë ka edhe media dhe qytetarët që ndjekin procesin. SHBA ju mbështet. Ju duhet të doni reformën në drejtësi dhe ndryshimin më shumë se ne. “Njerëzit duhet ta duan ndryshimn, pa njerëzit, ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd këtij vendi është e qartë për mua që njerëzit e duan ndryshimin. Prandaj ky është moment shumë i rëndësishëm, që anëtarët e KLP të dëgjojnë kandidatët dhe tu bëjnë pyetje të vështira. Dhe jemi me fat, që kemi tre kandidatë shumë të kualifikuar. Para KLP është një vendm shumë i rëndësishëm. Në bazë të këtij vendimi duhet të jetë objektiviteti, ekzamiminimi i kritereve. Nuk duhet të bazohet nga perceptimet e kërcënimit apo premtimet për favore. Kjo do të thyentë integritetin e procesit të zgjedhjeve. Ështe e rëndësishme që kushdo që zgjidhet duhet të kuptoje se u zgjodh në bazë të objektivitetit dhe jo të kërcenimeve dhe jo në baze të premtimeve për favore se pse kjo do të nxirrte një prokuror që ia ka për detyrim pozicionin e tij dikujt. Prandaj kushdo që zgjidhet duhet të kuptojë se shefi i tij është ligji. Prandaj doja të thoja që nuk ka ndonjë mesazh special. Erdha këtu sepse ma lejonte axhenda. Do ta ndjek këtë proces po aq afër sa edhe ju” tha Kim, duke u larguar nga mbledhja.



26 Comments

      1. Ramuti eshte njesoje si gadafi dikure ne libi dhe veshtire se j’a ndien torrla e shqepure me fistul.
        Por kot shpresojme.

          1. Po mire mo ja rruj karin. Po prape budallenj mbeten.

  1. Faleminderit Z. Ambasadore per impenjimin tuaj personal dhe te shtetit qe perfaqesoni per Shqiperine dhe shqiptaret.

  2. Tymi i bardhe….abeam spakum pontifex dumoney…Pak rendesi ka se kush u zgjodh, por u duk qarte se cfare behet per te kapur, komanduar, telendisur dhe zhvleresuar drejtesine.
    Sistemi eshte problemi. Znj. Kim dhe Rama kane bere te pamunduren qe sistemi te mos funksionoje. Kryetari ben ndoshta politike por ceshtjet dhe zot te tyre jane prokuroret, qe kane dale nga procesi i deformuar, me bekimin e te siper permendurve.

  3. Qofsha i gabuar por Rama mund te kete bere diversion per ta shtyre Kim drejt kandidatit qe mund te kete kapur ne fshehtesi, pra edhe Dumani mund te jete i kapur! KIM je ne kurth, shqiptar hesapi.. Koha do tregoje qe as ky qe keni zgjedhur nuk fo niq gje ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *