• |
ide | kryesore

Video/ Humbi vëllain pak ditë më parë, Ruçi rrëzon Egnatian në Rrogozhinë: “Më ka ndihmuar vëllai nga lart”

-Instant, Sport, Video
Ruçi



Shpëtim Duro pëson humbjen e dytë që kur është ulur në pankinën e Egnatias, duke u befasuar në shtëpi nga Bylis. Pasi mposhti Laçin e Vllazninë, tekniku nuk ka mundur dot të përsëritet, duke u dorëzuar ndaj mallakastriotëve. Vendosi Ruçi, që ringjall kështu shpresat për mbijetesën në Superiore. Rrogozhinasit, me Duron në pankinë, kanë tashmë katër fitore e dy humbje.

“Pas një ecurie pozitive futbolli i ka këto i pranon – shpjegoi tekniku i Egnatias Duro -, nuk ishte problem euforie. Nëse nuk i merr seriozisht ndeshjet edhe goditesh, na dominuan gjatë ndeshjes. Pas ndeshjes me Vllazninë i kam thënë ekipit që kjo do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, që do kishim probleme nëse nuk shënoninm, dhe ashtu ndodhi. Duhet të reagojmë ndeshjet e ardhshme, kjo ndeshje të na shërbejë si mësim” e mbylli Duro.

DEDIKIMI PËR TË VELLAIN

Një ndeshje, në fakt, e zgjidhur vetëm me një gol në minutat shtesë. Protagonist ishte mesfushori Flamur Ruçi, që pas një kundërsulmi të shpejtë mposhti Sherrin. Shpërthen zemërimin për humbjen e të vëllait mesfushori: “Ishte një ngjarje jo e lehtë dhe të gjithë e kemi përjetuar. I falënderoj të gjithë për mesazhet ngushëlluese që më kanë sjellë. Sot më ka ndihmuar ai nga lart dhe golin ia dedikoj atij. Jam shumë i lumtur për golin por edhe për tre pikët, pasi kishim 7 javë që kishim marrë vetëm një pikë”, tha Ruçi.

Egnatia frenon kështu në një moment kur dukej se mund t’i afrohej edhe më shumë grupit të kreut. Fitorja e parë pas 7 javësh për Bylis, që largohet nga zona më e rrezikshme në klasifikim. Nuk mund të jetë vecse i kënaqur tekniku Arjan Bellai: ” Ishte një fitore e merituar, por kemi bërë shumë gabime, edhe pse ndryshuam lojën tonë. Menduam të mbrojmë mbrapa dhe të bënim kundërsulme. Nuk jam shumë i kënaqur se kemi bërë gabime mbrapa e para. Se falim çdo ndeshje gol, kemi shpërdoruar katër raste për gol. Kur je përballë portierit duhet të përfundosh. E mira është që fituam, na dha oksigjen, frymëmarrje dhe na jep besim te ajo që bëjmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *