• |
ide | kryesore

U ekzekutuan mbrëmë në një lokal në mes të Athinës, identifikohen viktimat (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç dhe Armando Ogranja 44 vjeç janë dy shqiptarët u ekzekutuan një natë më parë në Athinë. Një person me kapuç dhe maskë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44-vjeç që ishin ulur në lokal. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital. Një ditë pas krimit, mediat greke shkruajnë se të dy viktima janë me precedentë penalë.

Deri tani dyshimet mbi krimin janë për larje hesapesh. Duket se 44-vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh41-vjeçari Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *