• |
ide | kryesore

Nëntë barrikada në ditën e 11-të të bllokimit në veri të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej 11 ditësh vijojnë barrikadat në  rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjakë. Policia e Kosovës ka thënë se janë nëntë barrikada të vendosura. Bllokimi ka krijuar rrethana të reja pune dhe ka ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të zonës. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm e të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.
“Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale. Ato organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë të martën.

Bllokadat në veri vijojnë të jenë të ngritura që kur policia arrestoi ish-policin serb, Dejan Pantiç, si të dyshuar për sulmet ndaj Policisë dhe KQZ-së në tentimin për t’i organizuar zgjedhjet në mes të dhjetorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *