• |
ide | kryesore

Kushtetuesja/Si e shiti rilindja ushtarin e besuar Dvorani 

-Instant, Arkiva, Kryesore
dvorani kushtetuese



Të gjithë ata që e kanë ndjekur lojën që është zhvilluar në kulisa për të përzgjedhur në Gjykatën Kushtetuese Ardian Dvoranin, kanë mbetur të çuditur kur vendin e tij e zuri, mbrëmjen e së enjtes, profesorja e shkencave juridike, Marjana Semini. 

Deputetët socialistë nuk bënë dot 84 vota për të zgjedhur njeriun që Rama e mburrte kudo si heroin e drejtësisë të shpallur nga amerikanët. Në fund të votimit, Dvrorani që i pati shpërbyer socialistëve në betejën kundër ish presidentit Meta, mori vetëm 14 vota, ndërkohë që Semini fitoi katërfishin e kartonëve jeshilë të mazhorancës (58 vota nga 80 deputetë). 

Këtë “surprizë”, të trajtimit të një besniku si një limon të shtrydhur, lideri demokrat Berisha e shpjegoi, sipas stilit të tij folklorik, me djegjen që po i bën Rama të gjithë personazheve që e kanë mirë me SHBA-në, apo atyre që dëgjojnë fjalën e ambasadës. Ndonëse për të bërë diversion Berisha përmendi ‘spiuno fobinë” e Ramës, e vërteta është pak më ndryshe. 

Lexo me tej:

Profil/ Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese 

Rilindasit me urdhër nga lart e mbrojtën deri në fund Ardian Dvoranin, që jo vetëm e kishin projektuar si gjykatës kushtetues, por donin dhe ta zgjidhnin në krye të këtij institucioni.

Për të kuptuar këtë mbështetje pa fre dhe limit duhet njohur pak mënyra se si ligji parashikon zgjedhjen e një anëtari të ri të kushtetueses. Fillimisht, kandidatët për këtë post i nënshtrohen një gare dhe një pikëzimi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Në këtë institucion që prezumohet gjoja të jetë i pavarur u zhvillua një pjesë e lojrave. Kështu përshembull kandidates Semini që njihet për anglishten e saj pothuajse perfekte, madje ka mbrojtur edhe në Bruksel arritjet e shkollës së magjistraturës në këtë gjuhë, pikët iu ulën pikërisht në përdorimin e anglishtes. Një manovër tjetër u zhvillua për përjashtimin nga KED, të anëtares së këtij institucioni, Marsida Xhaferllari, e cila ka pasur një konflikt të vjetër me Dvoranin. Një tjetër besnik i partisë në krye të KED, kreu i këtij këshilli, Sokol Binaj, ia hoqi asaj të drejtën për të marrë pjesë në pikëzimin e kandidatëve, nga frika se ajo mos ulte votat e Dvoranit.

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen 

E megjithëatë, këto përpjekje dhe kulisa  Dvoranin nuk e çuan më shumë se të dytin në renditejen e KED. E para doli profesore Marjana Semini, prej mëse 22 vjetësh drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.

Por sipasi ligjit, kuvendi mund ta zgjidhte Dvoranin vetëm nëse arrinte të bënte 84 vota, përndryshe, nëse askush nuk mundej të merrte këtë shumicë të cilësuar, në fuqi mbetej lista e KED dhe e renditura e para emërohej direkt gjykatëse kushtetuese.

Këtu filloi puna e lobingut, e atyre mënyrave që Yuri Kim i konsideroi si metoda “fikësuese apo joshëse për të kapur drejtësinë”. Nga 77 vota që kontrollon, Ramës i duheshin edhe 7 të tilla nga tregu çam, apo nga PD-ja për të plotësuar votat e Dvoranit. Pikërisht për këtë deputeti Gazmend Bardhi, me një sens të mprehtë politik, akuzoi kryeministrin, sy më sy, se po përdorte olikarkët për të blerë votat që duheshin për zgjedhjen e Dvoranit. Ai përmendi me emër Samir Manen dhe Salillarin si njerëzit që ishin përfshirë në proces. Gjakrat u nxehën, kryeministri doli nga binarët dhe kjo rritje e tensionit e bëri të pashmangshme braktisjen e sallës nga PD-ja. 

Marjana Semini, anëtare e Gjykatës Kushtetuese/ VOA: Opozita, dyshime për presion 

Pra, që nga ky moment ai që do të bashkonte votat me Ramën, në favor të Dvoranit do të tregohej me gisht.

I mbetur pa mbështetjen e nevojshme në numra dhe duke pasur mbi supe peshën e arkitektit të blerjes së votave, shefi i qeverisë ndryshoi qëndrim 180 gradë. Ai i urdhëroi të tijët, që deri sa nuk e përmbysnin dot listën dhe nuk e çonin dot në kushtetuesese, do qe e kotë të votonin për kandidatin e paracaktuar. 

Nderi i nëpërkëmbur i Ardian Dvoranit kishte fare pak rëndësi. Kur nuk duhej më ai s’kishte pse dilte as i pari me votën e PS-së. Kështu ndodhi që heroi amerikan i drejtësisë mori vetëm 14 vota socialistësh, ndërkohë që Marjana Semini fitoi katërfishin e kartonëve jeshilë të mazhorancës. 

Por, kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë procesit Partia e harroi Dvoranin, ajo thjeshtë nuk u kujdes për reputacionin e tij, kur e pa se u bë i papërdorshëm për momentin.  

     ©Lapsi.al

 

Si u votua ne kuvend per anetarin e ri te kushtetueses 

Marjana Semini mori 58 vota

Ardian Dvorani mori 14 vota 

Arta Vorpsi mori 2 vota, 

6 vota u cilësuan si të pavlefshme

 

 



10 Comments

  1. Kacafytja e deputve t nderur t partis demokratike qi jan me doktorin dhe atyre qi jan me alibejn asht veper e soros dhe edvinit t zi .Rama ik ,beteja e partis demokratike kundra rams sapo ka fillur.rama ik.

  2. Rama ka zgjuarsine dhe luksin te largoje te gjithe figurat e konsumuara dhe te afroje te tjere. Tek e fundit vete nuk preket, ci behet vone se kush i vjen rrotull? Deti kur? Deri kur edhe opozita te kuptoje se njerezit duan ndryshim dhe kete nuk mund tua ofroje me xhakerat e vjetra qe vota popullore i largoi me 2013. Sa kohe keta te vaxhdojne keshtu, Rama do vazhdoje te mbreteroje, sihurisht edhe te vjedhe, rehat. Nese nuk jane marre vesh e bejne thjesht loje

  3. Loja me Dvoranin eshte vazhdim i zgjedhjeve ne SPAK. Vleresimi i tij nga ShBA si njeriu qe “ka luftuar korrupsionin ne Shqiperi” dhe nga ana tjeter, Rama e kish perdorur ne sulmin ndaj ish Presidentit Meta, beri qe Dvorani te konsiderohet si njeriu qe e mbylli ciklin e nuk i duhej me PS.

    Retorika me emrin e tij ishte provokim ndaj opizites dhe per te fshehur preferencen e shumices parlamentare.

    Dhe si ne cdo provokim, opozita u be pre e lojes se Rames, i, cili per tu tallur deri ne fund deklaroi, si kurre me pare, qe”deputetet e shumices do te votojne sipas vullnetit te tyre te lire”.

  4. Pandemia e Covid 19, nuk i pati efektet vetëm në vdekjen e miliona njerëzve në botë e shkatërimit të ekonomisë, por edhe në marrosjen e mendjeve të njerëzve.
    Pa shkuar në përplasjen politike amerikane midis dy partive të saj kryesore, aventurës kriminale të Putinit e rikthimin e terrorizmit ekstremist islamik në Afganistan e Iran, ardhjen përsëri në pushtet në Brazil të një ish presidenti majtist të dënuar për korrupsion, etj.etj. etj., le të shohim zhvillimet në shtëpinë tonë, Shqipëri.
    Në këto 3 vitet e fundit në Shqipëri, kreu i qeverisë Rama, ndonëse është i njohur për kokkrisjen e tij të shfazuar psiqike, i ka shtuar disa herë më shumë marrëzitë e tij.
    Ideri historik Berisha, në moshën 78 vjeçare po e “rithemelon” PD me Flamur Nokën , Spahon e Tritan Shehun e bëhet i pari politikan “i djathtë konservator” në botë që bën thirrje për revolucione bollshevike.
    Nga ana tjetër ,”perëndimori” Edi Rama, ndonëse quan miq të tij “levantinët” (lindorët), Vuçiç, Erdogan apo Emiratet arabe, që bëjnë dashuri me Putinin, akuzon për “levantin” Berishën e PD e të lidhur me “rublat ruse” ?????.
    30 vite pas shëmbjes së sistemit kriminal diktatorial enverist, ku një rol të madh në të ashtuquajturën “luftë të kllasave” për ndëshkimin e mendimit ndryshe, patën luajtur juristët e asaj kohe si Dvorani apo Kraja, me mbështetjen e DASH , këta të cilëve ju duhej hequr e drejta e ushtrimit të profesionit të juristit, tentohet të drejtojnë, i pari Gjykatën kujstetuese e i dyti SPAK-un e bile të vlerësohen edhe si “heroj” të drejtësisë.
    PolitikaniPasojat e pandeisë së Covid 19 serb Vuçiç, ish ministër i propogandës së Millosheviçit, me parimin kontravers të “diskriminimit pozitiv”, me shpresën se do të “demokratizohet”, edhe kur fare hapur deklaron se është aleat i Putinit, mbështetet nga kryeministri shqiptar Rama e nga 5 qeveri të BE.

  5. duket makthi i tij që tani ka rënë befas në dashuri me vulën. Se ai ka një vit që sulmon “alibashët” si parti e vulës, kurse tani do doemos ta rrëmbej atë vulë pa ardhur zgjedhjet. Kjo tregon se 6 Marsi nuk e ka gëzuar realisht por e ka trembur. Se ia i di, që më 6 Mars Edi Rama i la fushën e lirë se nuk rrezikonte asgjë. Tani nuk ka përball Bashën, ka Edi Ramën.si gjithmone rama ju nxjerr Bllof o media e rublave serbe

  6. Është parti e traditës dhe e trashëgimisë PS kështu që nuk ka surpriza.Gjithmone kështu eleminoheshin e eleminohen sepse kështu i pëlqen kumandarit.Te gjithë për të janë të vlefshëm deri sa i shërbehet dhe sepse pastaj duhet të gjejë të tjerë për riciklim.Vete ai është i pariciklushem.

    1. në Sheshin Skënderbej në 28 maj 1996; m’u kujtua fytyra e gjakosur dhe brinjët e thyera të gazetarit Bardhok Lala nga policia dhe SHIK-u i Sali Berishës po atë ditë, ashtu si edhe karroca me rrota në të cilën qëndron prej 26 vitesh gazetari Zamir Dule i gjymtuar përjetë nga falangat berishiste; m’u kujtua fytyra e fashuar e Edi Ramës në vitin 1997 kur e plagosën dhe e lanë për të vdekur bandat e pushtetit berishist,nuk eshte spiuni salih metaj ai o ceceni Gimi si byrektor i pronarit salih ke te drejte qe i shikon me syte e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *