• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Moskës: Nuk ka fund të luftës pa arritur qëllimet ushtarake ruse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kthye sot në Kiev pas vizitës në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram ai shkruante se forcat ukrainase “po luftojnë me objektiv arritjen e fitores”. Komentet vijnë ndërsa Rusia paralajmëroi sot se nuk do t’i japë fund luftës derisa të arrijë qëllimet e saj ushtarake.

Në postimin e tij zoti Zelenskyy përmendente paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh, ofruar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtonte se “Ukraina do të kapërcente gjithçka”.

Ai falenderonte Holandën gjithashtu për premtimin e një ndihme deri në 2.5 miliardë dollarë për vitin 2023, që do të shërbejë për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.

Kthimi i zotit Zelenksyy në Kiev vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet me artileri, raketa e mortaja, në disa rajone të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve vetëm pasi Rusia të arrijë qëllimet e vendosuara, nga ajo që Moska e quan “operacion i posaçëm ushtarak”. Ai shtoi se Moska ka shënuar përparim të rëndësishëm në çmilitarizimin e Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se asnjë plan paqeje ukrainas, nuk mund të ketë sukses pa marrë parasysh realitetet e sotme që nuk mund të injorohen siç tha ai, duke iu referuar kërkesës së Moskës që Ukraina të njohë sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar prej saj në vitin 2014, si dhe mbi territoret e tjera që Moska ka tashmë nën kontroll.

Ndërkohë Kievi njoftoi se në 24 orët e fundit të paktën pesë civilë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në tetë rajone në jug dhe lindje të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, qytetet e Bakhmutit, Lymanit, si dhe linja e frontit mes rajoneve të Luhanskut dhe Kharkivit po mbajnë peshën kryesore të sulmeve ruse./Voa



10 Comments

  1. Pa merak. Se ne me pak se nje vit e keni cuar Rusine 30 vite mbrapa.

    Flasim kur t’i riktheheni epokes se gurit.

  2. Videot nga fronti tregojne te kunderten, ushtare ukrainas qe po vdesin nga i ftohti dhe qe betohen qe nese shpetojne do i shkerdhejne grate e shpise zelenskit e kompani. Gjenerale ukrainas po ashtu kane derguar video ku kercenojne ushtaret te mos largohen nga fronti.

    1. O muzhik rrotë kari ku jeton ti në Siberi, se edhe ata nuk besoj se janë idiotë sa rilindasit tanë patronazhistë.

      1. Nuk ka rendesi cfare shikojme. Rendesi ka me cfare bankonotash na paguajne.

        Ti dukesh qe te paguajne me Rubla, pershembull.

        😅😅😅

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *