• |
ide | kryesore

Tiranë/ Gruaja bie nga ballkoni teksa lante xhamat, ndërron jetë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit
Shkodër



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën. Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ka humbur jetën.

“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës”– njofton policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *