• |
ide | kryesore

Lamtumirë Fabian O’Neill: “Magjistari” humbi betejën për jetën në moshën 49 vjeçare

-Instant, F1, Sport
magjistari



Ish-lojtari i Cagliarit dhe Juventusit, Fabian O’Neill, ndërroi jetë në orët e fundit, pasi u shtrua në terapi intensive në një spital në Montevideo. Njoftimi është bërë në rrjetet sociale nga vëllai i ish-lojtarit, i cili prej ditës së djeshme (24 dhjetor) ishte në gjendje kome. O’Neill, i quajtur “Magjistari” u nda nga jeta paraditen e ditës së Krishtlindjes: “Epo vëllai im i dashur ti shkove në një udhëtim… Do të jesh një tjetër ëngjëll për mua në qiell dhe shpresoj të më drejtosh. Do të dua gjithmonë”.

49-vjeçari uruguajan luajti 136 ndeshje për Cagliari, duke shënuar 16 gola. Ai ishte shtruar me urgjencë në spital edhe në korrik 2020 për probleme të mëlçisë dhe traktit urinar.

KARRIERA E “MAGJISTARIT”

Uruguajani e nisi karrierën e tij profesioniste me Nacional në Primera División në vendlindje. Ai luajti në skuadrën e parë mes 1992 e 1995. Një vit më vonë ai u transferua në Itali për të luajtur në Serie A me Cagliari. Klubi u rrëzua nga kategoria në 1997, por u kthye sërish në 1998. Pasi Cagliari shkoi sërish në Serie B në 2000, O’Neill u transferua te Juventus. Në janar 2002 ai lëvizi te Perugia si pjesë e akordit që kaloi Davide Baiocco te Juventus. Në vitin 2012, O’Neill pranoi se dy herë kishte trukuar ndeshjet e Serie A që të fitonte baste.

“Magjistari” luajti 19 herë për Uruguajin. Ai debutoi me kombëtaren në qershor 1993 në Copa América, në ndeshjen e grupeve kundër SHBA. E fundit me kombëtaren ishte në maj 2002 kundër Kinës në Shenyang. O’Neill u tërhoq, duke u kthyer në Uruguaj për tu përqendruar në biznesin e tij. Në janar 2003, ai u kthye te Nacional por luajti vetëm 5 takime. Që atëherë ai ka luajtur dhe ka menaxhuar klube gjysëmprofesioniste në kategoritë e ulëta të Uruguajit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *