• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin dyqanit e më pas makinës, shpallet në kërkim 39-vjeçari nga Vlora

Arkiva



Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi në orët e para të mëngjesit i ka vënë flakën një dyqani me mallra industriale në lagjen “Hajro Çakërri”, në pronësi të shtetasit Farudin Veizi. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një konflikt që Mara dyshohet se ka me të birin e Farudin Veizit.

Më pas, 39-vjeçari Mara ka shkuar pranë banesës së Veizit në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe tentoi të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *